Veliaj me sportistët: Fondet tuaja
nuk do të shkojnë më për fushata

Veliaj me sportistët: Fondet tuaja<br />nuk do të shkojnë më për fushata
TIRANË - Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj është duke zhvilluar një takim me një grup sportistësh. Duke akuzuar bashkinë aktuale Veliaj theksoi se me lekët e sportit janë blerë vota për fushatë dhe se ku u premtuan qendra sportive u dhanë leje për pallate.

“Me lekët e sportit janë blerë vota për fushatë. Ku u premtuan qendra sportive u dhanë leje për pallate”. - tha Veliaj duke shtuar “Politikani duhet fillimisht të dëgjojë qytetarët e tij, unë e di se çfarë është premtuar, ajo superqendra multimodale, një financim për sportin që nuk erdhi kurrë. Sot me pak se 1% e buxhetit të bashkisë shkon për sportin”.

Veliaj ka vlerësuar edhe problemin e ndarjes së korsive të veçanta për ambulancat dhe biçikletave dhe zënien e tyre dhe trotuareve nga mjetet e tjera, ku ka theksuar se një prej tyre ka qenë edhe kreu aktual i Bashkisë Lulzim Basha.

“Kryetari i Bashkisë për 4 vite e parkonte makinën në trotuar, për karshillik të njerëzve, invalidëve apo atyre që lëviznin me biçikletë. Askush nuk mund të jetë tangërlliks aq sa të parkojë makinën në trotuar. Ambulancat nuk kanë as korsinë e tyre për të transportuar të sëmurët.”- tha Veliaj.

Duke promovuar sportin, ai u shpreh se gara tij dhe e ministres Nikolla është garë me ministrinë e Shëndetësisë.

"Gara ime dhe e Linditës është garë me Ilir Beqaj, se argumenti ynë është një qindarkë, një cent i harxhuar në sport është sa 3 fish në shëndetësi”.

Duke folur për investimet për sportin në Tiranë, Veliaj vlerësoi procesion për ndërtimin e Qendrës Olimpike, një financim prej rreth 5 milionë euro nga qeveria. Ai gjithashtu shtoi se do të punohet për transformimin e shkollave në shërbim të komunitetit.

“Gati të nisë puna për ndërtimin e qendrës olimpike. Projekti rreth 45 milionë euro i financuar nga qeveria  Por nuk mundet që të financojë vetëm qeveria qendrore. Bashkia e Tiranës nuk ka shfrytëzuar as paratë e dhëna për ambiente sportive. Shfrytëzimi i ambienteve të shkollës. Bashkia e re do të jetë në garë me MAS për të transformuar sa më shumë shkolla në shërbim të komunitetit. 

Veliaj: Financoj edhe Partizanin e Dinamon
“Do të heq trajtimin ekskluziv të vetëm një ekipi. Bashkia duhet të investojë sado pak edhe për Partizanin dhe Dinamon. Duhet të kenë edhe ato diçka, pasi është edhe Bashkia e tyre, por edhe taksat e tyre.” – tha Veliaj gjatë fjalës së tij duke theksuar se për klubin e Tiranës do të largojnë koncesionet në mënyrë që ajo të fillojë të fitojë para. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos