Veliaj me votuesit për herë të parë: Heronjtë e sotëm janë si Luljeta dhe Najada, nuk veshin pelerina

Veliaj me votuesit për herë të parë: Heronjtë e sotëm janë si Luljeta dhe Najada, nuk veshin pelerina

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj

Në një takim me të rinjtë, në bibliotekën më të re në Tiranë, “Moikom Zeqo”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se heronjtë e ditëve të sotme nuk vishen me pelerina, por janë si Luljeta Bozo dhe Najada Çomo, me flokë të thinjura e bluza të bardha, në frontin e parë të luftës për rindërtimin nga tërmeti dhe pandemia. 

“Sot superheronjtë janë si Najada, që veshin një bluzë të bardhë. Sot super heronjtë nuk veshin pelerina, por kanë thinja si Luljeta, e cila ishte superheroina gjatë kohës së tërmetit. Me sfidën e tërmetit, më shumë se sa shtëpitë, u trondit shëndeti ynë mendor, u kris qetësia jonë psikologjike, prandaj inxhinierja shkonte shtëpi më shtëpi për të dhënë garanci, kryesisht për krisjet në shëndetin tonë mendor, duke na qetësuar”, tha Veliaj. 

Votuesit për herë të parë mendojnë se Partia Socialiste është forca më e madhe politike, tha Veliaj, duke shtuar Shqipërisë i duhen njerëz që nuk e braktisin detyrën. 

“Ne duam që këta njerëz të jenë në Parlament; duam që Luljeta të jetë në parlament për kodet e reja të ndërtimit. Tiranën nuk e shëmtojnë kullat, Tiranën e shëmtojnë ndërtimet pa leje, sepse gjërat e bukura janë të tilla si në New York, si në Londër, si në Paris, si në Tiranë. Diçka e shëmtuar, që zë trotuaret, që ndërtohet pa leje, ku ballkoni i fqinjit i futet tjetrit në dhomën e gjumit, ky është problem, kjo është shëmtia”, sqaroi ai.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb