Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid, teksa ka postuar fotot në rrjetet sociale.
Veliaj nënvizon se kjo është e vetmja mënyrë që ndihmon Tiranën të hapet plotësisht.
"E treta e vërteta! Njëra luftë, s'mund të na bëjë të harrojmë tjetrën! Covid-19 është ende nëpër këmbë, doza e 3-të na mbron ne dhe të afërmit, si dhe ndihmon Tiranën të hapet plotësisht 24/7! Faleminderit vaksinatores Manuela për dorën pupël dhe doktoreshë Jonidës që na kujton me këmbëngulje afatet e vaksinës!", shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
Sa do sa do kur shpohesh edhe pse me nje gjiper te holle ke nji fare sikleti nje sinqerisht nuk te len te qeshesh, keshtuqe zoti veliu duhet te perfektesoj genjeshtrat me shpresen qe njerzit ti ja hajne, rroft Shqipria e lire
Përgjigju