Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët e Tiranës në ceremoninë e inaugurimit të këndit të lojërave për fëmijë te Parku i Liqenit. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Veliaj njofton se inaugurimi do të bëhet pas tre ditësh, më 1 qershor.
 
"Jemi gati! Dhe 3 ditë gjer më 1 Qershor për këndin më të madh të fëmijëve! Mirënjohje kolegëve që punuan me 3 turne pavarësisht dhunës, shkatërrimit e fyerjeve. E mira, e bukura dhe e drejta vonojnë, por triumfojnë! Merr fëmijët e shihemi më 1 Qershor. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen", shkruan Veliaj në Facebook.

Postimin e tij, kryebashkiaku Veliaj e shoqëron edhe me një album me foto nga parku i lojërave, punimet për të cilin janë drejt fundit. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com