Veliaj në Njësinë nr 1: Trami, tallje
Basha s'ka bërë asnjë metër rrugë

Veliaj në Njësinë nr 1: Trami, tallje<br />Basha s'ka bërë asnjë metër rrugë
Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Erion Veliaj gjatë një zhvillimi me banorë të njësisë Nr 1 në Tiranë e ka cilësuar një tallje premtimin për ndërtimin e tramit.
 
“I vetmi tramvaj është ai në Holandë dhe ky ngatërron qytetin ku jeton.”- tha Veliaj gjatë fjalës së tij duke theksuar se ai që premtoi se do të bënte 3 unaza, nuk bëri as 1 metër rrugë dhe e la qendrën e Tiranës si kartodrom.
 
Më tej Veliaj vlerësoi sakrificën e veteranëve dhe atyre që ranë në luftë kundër fashizmit. Veliaj ftoi të rinjtë që të marrin pjesë në aktivitetet nesër që të tregojmë se jemi një popull që nuk harron.
 
“Nesër është 5 maji. Tu kujtojmë ët rinjve që brezi i gjyshërve tanë kanë bërë shumë në moshën tonë. Gjenerata e gjyshërve tanë doli në luftë kundër fashizmit. Shqipëria në kohën e duhur ishte në drejtimin e duhur. Mos mungoni nesër ejani në 5 maja është një mënyrë për të treguar se jemi një komb që nuk harron.” – tha Veliaj.
 
Gjithashtu Veliaj vlerësoi edhe koalicionin e madh që Aleanca për Shqipërinë Europiane ka formuar.
 
“Ne kemi thuajse 40 parti në koalicion, ata nuk kanë as 15. E rëndësishme që të rritemi çdo ditë.”- tha Veliaj.
 
 
Vijon...
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos