Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale pamjet e projektit të ri për ndërtimin e një parkingu nëntokësor në zonën e Liqenit të Thatë.

Ai e ka cilësuar këtë investim si një lehtësim të madh për qytetarët që frekuentojnë Parkun e Madh të Liqenit, por edhe si një hapësirë të re të gjelbër dhe argëtuese për familjet.

“Ja si do të duket parkingu i ri nëntokësor te  Liqeni i Thatë, për të cilin jam shumë entuziast e mezi pres të nisim nga puna. Me plot 117 poste  arkimi nën tokë dhe disa fusha futbolli, basketbolli dhe volejbolli mbi tokë  , do të jetë një tjetër lehtësim për qytetarët e shumtë që frekuentojnë Parkun e Madh të Liqenit, por edhe një hapësirë e re e gjelbëruar dhe me plot lojëra për fëmijët.  Puna në Tiranë nuk ndalet”, shkruan Veliaj në postim.

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zana: 22/05/2025 13:27

    Ju lumte!! Edhe nje zgjidhje duhet te nenkalimi te diga e liqenit…

    Përgjigju
  • Vjola: 22/05/2025 12:27

    Me ty Erion!

    Përgjigju
  • Pirro: 21/05/2025 00:47

    Faleminderit zoti Veliaj qe e bete Tiranen nje qytet modern Europian. Zoti te bekofte.

    Përgjigju
  • minushe: 20/05/2025 10:07

    sa ka punuar lali Eri ska punuar njeri ne kete vend! Respekt per kontributin e tij ne zhvillimin e Tiranes. sigurisht ka edhe gjera per te rregulluar ne te ardhmen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?