Veliaj nderohet me titullin ‘Qytetar Nderi’ i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është nderuar dje me titullin “Qytetar Nderi” nga komuna e Gostivarit e Maqedonisë së Veriut. Titulli iu dorëzua nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Veliaj shprehu mirënjohjen e tij për këtë vlerësim dhe tha se ndihet krenar dhe gjithmonë i gatshëm që të kontribuojë për Gostivarin.

“E pranoj me shumë përulësi titullin e “Qytetarit të Nderit të Gostivarit” sepse dua që, përveç gurit tim në Tiranë, të kontribuoj në ndërtimin e kësaj bote që po ndërtohet këtu, në Gostivar. Jam vërtetë krenar për punën që keni bërë dhe ju përgëzoj, ju Kryetar i Komunës, por edhe ata që kanë vendosur gurin e tyre në këtë komunitet të jashtëzakonshëm të Gostivarit. Gostivari është vërtet një shembull model, jo vetëm si një nga bashkitë më të mirë-menaxhuara në këtë rajon, por gjithashtu si një hapësirë që na ka treguar se: Po, bashkëjetesa është e mundur. Është e mundur bashkëjetesa fetare, është e mundur bashkëjetesa etnike”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se edhe punën e mirë që po bën Unioni i Bashkive dhe Komunave shqiptare në rajon, duke shtuar se është një mundësi më shumë që qytetet të diskutojnë për tema që i shqetësojnë vërtet qytetarët.

“Jam shumë krenar për punën e jashtëzakonshme që bën Unioni! Në fillim menduam se do të paragjykohej dhe u paragjykua si një temë nacionaliste, por ndërkohë ne takohemi dhe flasim për korsitë e biçikletave, pastrimin e qyteteve tona, apo kush ka mbjellë më shumë pemë për banorë. Ne nuk jemi të gjithë e njëjta parti, nuk flasim të gjithë të njëjtën gjuhë, nuk jemi të gjithë e njëjta etni, nuk besojmë të gjithë të njëjtën fe, por ama ka një fije të padukshme që na lidh të gjithëve në jetët tona. Ndaj shpresoj fort që ky takim i sotëm dhe ky angazhim i imi, që të jap këtë kontribut edhe në ndërtimin e Gostivarit, të kthehet në një motiv për secilin prej nesh, ku secili prej nesh i bën vetes pyetjen: Çfarë bëra sot për qytetin tim, për vendin tim dhe për shoqërinë time?”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se fqinjësia e mirë ka rëndësi në bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Fakti që kemi një luftë në Europë, mes dy vendeve fqinje, do të thotë se duhet ta çmojmë fqinjësinë. Fqinjësia duhet të ndërtohet përditë, gur pas guri, për të pasur një marrëdhënie të shkëlqyer. Ju falënderoj nga zemra për këtë mikpritje dhe këtë fqinjësi të mirë. Dua shumë që Tirana të jetë një shtëpi e hapur për Gostivarin. Në Tiranë kemi investuar shumë për arsimin dhe dijen. Kemi përfunduar një paketë prej 43 shkollash të reja, që do ta çojnë në 50 shumë shpejt. Shkolla si Piramida, janë hapësira ku ne duam të mësojmë gjuhët e punëve të së ardhmes. Dua shumë që hapësira të tilla të jenë të hapura për fëmijë të talentuar nga Gostivari”, theksoi ai.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari falënderoi kryebashkiakun e Tiranës për punën dhe përkushtimin e veçantë që ka bërë për Gostivarin.

“Kur mendon Tiranën, automatikisht të vjen ndërmend kryeqyteti më dinamik në Ballkan. Tiranën e ka kthyer padyshim në Kryeqytet Europian, për të cilin nuk ka shqiptar që nuk krenohet. Aq është i dhënë pas punës së tij, saqë nëse vendos të punojë jashtë trojeve zyrtare shqiptare e propozoj me gjithë vullnetin tim që të kandidojë si kryetar i komunës së Gostivarit”, tha Taravari.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja