Veliaj nderon me Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit, Shkëlzen Lamuçën, zjarrfikësin hero që i shpëtoi jetën dy vajzave të vogla në Astir

Shkëlzen Lamuça, zjarrfikësi hero që i shpëtoi jetën dy vajzave të vogla të familjes Nanaj pas zjarrit që ra në një pallat në zonën e Astirit, është nderuar me Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit të Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Zeni, ashtu si i pëlqen ta thërrasin në rrethin e ngushtë të miqve, falë aftësive të tij dhe ndihmës së kolegëve, mundi t’i nxirrte në kohë vajzat nga pallati i rrezikuar, një ngjarje që fatmirësisht u mbyll pa persona të lënduar. Në pritjen e organizuar nga Bashkia e Tiranës, Veliaj i shprehu mirënjohjen zjarrfikësit.

“Jam shumë i nderuar që të kam koleg. E gjithë Tirana është krenare për ty! Jemi të gjithë pjesë e një skuadre, por edhe brenda skuadrës ka nga ata që rrezikojnë më shumë se të tjerët, që lodhen më shumë se të tjerët dhe që meritojnë gjithë mirënjohjen e ne të tjerëve. Të jam shumë mirënjohës dhe të falënderoj shumë!”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku theksoi se me administrimin e një drejtorie kaq të rëndësishme për qytetin, si Zjarrfikësit e Tiranës, bashkia ka investuar në pajisjen e tyre me mjete për t’u ardhur në ndihmë jo vetëm njerëzve në situatë zjarresh, por në çdo ngjarje ku nevojitet ndërhyrje e specializuar.

“Sapo shërbimi zjarrfikës kaloi në administrimin e bashkisë, e kemi marrë shumë seriozisht këtë punë sepse është një punë që lidhet me jetën e njeriut, me dinjitetin e qytetit, me sigurinë e pronës. Shumica e njerëzve mendojnë se zjarrfikësit janë aty vetëm për të shuar zjarre, por ata janë aty edhe kur bllokohet ashensori, kur ndodhin aksidente rrugore, japin ndihmën e shpejtë në shumë situata kur zjarrfikësit mbërrijnë edhe përpara shërbimeve të tjera. Jam posaçërisht krenar që, jo vetëm kemi shtuar pajimet, - sot kemi mjete ultra moderne, - por, unë besoj se aseti numër një nuk janë as zjarrfikëset, as veshjet, as mjetet e punës: Aseti numër një janë njerëzit. E vlerësoj jashtë mase punën tënde Zen, sepse me çuna si ty dhe zonjat që i janë shtuar shërbimit, kemi bërë gjëra që nuk ka mjet që i bën. Mjeti nuk e vendos dot nëse do hipim në ballkonin e katit të 7, duke rrezikuar, siç bërë ti për dy vogëlushet e mrekullueshme, prandaj me uratën, mirënjohjen, falënderimin dhe bekimet e asaj familjeje, vijnë edhe urimet e mia në emër të qytetit”, nënvizoi Veliaj.

Zjarrfikësi hero, i cili mori falënderime edhe nga babai i vajzave të vogla, Beqo Nanaj, u shpreh se shpëtimi i jetës së vajzave të vogla ishte një nga kënaqësitë më të mëdha që ka përjetuar gjatë gjithë karrierës si zjarrfikës. “Ishte kënaqësi, një emocion i madh, të shpëtoja dy jetë fëmijësh, dy engjëj të vegjël. Kur zbrita dy vajzat në tokë ishte kënaqësia më e madhe që kam ndjerë në këto vite, një emocion i papërshkrueshëm. Jam krenar! I falënderoj edhe vajzat! Iu uroj shëndet, suksese dhe fat kudo, bashkë me familjen!”, pohoi Shkëlzen Lamuça.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj tha se menjëherë pas raportimit të ngjarjes së rëndë dhe mbërritjes së forcave zjarrfikëse, Shkëlzeni ishte i pari që reagoi me autoshkallën e tij, duke evakuuar dy vajzat e vogla, si dhe duke vijuar me evakuime të tjera.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Solol: 30/06/2022 21:58

    pisa!

    Përgjigju
  • Sokol: 30/06/2022 21:54

    ore po ai ate detyre ka na eshte bere ky erioni si ilir meta me kta dekoratat po na e shpif fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja