Veliaj në 5 pyetjet: Edhe mua më  
takojnë fshehur vendorët e djathtë

Veliaj në 5 pyetjet: Edhe mua më  <br />takojnë fshehur vendorët e djathtë
TIRANE - Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” të moderatorit Ilir Babaramo u shpreh se ai ka plane konkrete për bashkinë e Tiranës dhe se për këtë arsye duhet që qytetarët të votojnë për të larguar Bashën.
 
Ai deklaroi se do të ndërhyjë te plani rregullues i Tiranës i miratuar nga Basha. Velija theksoi se Bashka e re e Tiranës do të jetë bashkëpunuese me qeverinë për moratoriumet e saj. Ai deklaroi se do ndërhyhet në zonën e liqenit dhe Koshpshti Botanik e Zoologjik, ku pranë tyre do ndërtohet edhe qendra e parë olimpike.
 
Sigurisht që do të ndërhyjmë. Do të inkurajojmë planin e qeverisë për ndërtimin. Na duhet një Bashki që bashkëpunon me Qeverinë. Kemi një shans për të pasur një Bashki aleate me qeverinë. Duhet së pari të zhvillojmë zonën te Kopshti Zoologjik dhe Botanik e në zonën e liqenit ku nuk është ndërruar asnjë poç. Do kemi një qendër të parë olimpike. Projekti te kompleksi Dinamo.”- tha Veliaj.
 
Më tej gjatë intervistës, Veliaj ndërsa theksoi se do të rikonceptohet transporti urban në kryeqytet shtoi se për Tiranën do të ketë një rrugë të re dalje që do të kalojë nga Rruga e Dibrës për të kaluar matën Dajtit për t’u lidhur me Rrugën e Arbrit.
  
Duhet të rikonceptojmë nga linja urbane në linja metropolitane. Jemi në një faze ku urbanistet po bëjnë propozime konkrete. Kemi qytet që s’ka linja te dedikuara, nuk u la të merrte fryme ky projekt. Duhet te kemi bashkëpunim mes bashkisë dhe qeverisë për Rrugën e Arbrit, një qytet me 3 hyrje dalje, duhet krijuar një dalje tjetër nga Tirana nga Rruga e Dibrës për të kaluar mbi Dajt për të vijuar në Bulqizë etj.”- tha Veliaj.

Intervista e plotë e Erjon Veliajt
Tashmë që fushatën e keni nisur me kapacitet të plotë a keni arritur të krijoni kohezion në strukturat e partisë socialiste? 
Partia Socialiste është sot partia jo vetëm më e madhe por dhe më e disiplinuar. Në një kohë rekord kemi ngritur strukturat tona ku në çdo njësi po zhvillohet fushatë paralelisht. Ne kemi krijuar një koalicion shumë të madh me 40 parti, por koalicioni i vërtet është ai me qytetarët që duan një kryebashkiak me kohë të plotë jo një kryebashkiak që rri në SHQUP apo ikën në Holandë. Aleanca jonë më e madhe është me qytetarin.
 
Nuk po shohim dike tjetër përveç Majkos me ju?
Në Kombinat ishim me Tahirin, pastaj me Gjylametin dhe çdo ditë kemi qenë me deputetin që mbulon njësinë vendore. Unë besoj se këto minuta duhen shfrytëzuar për fushatën jo të merremi me thashethemnaja. Unë mendoj që edhe kur media i kërkon llogari kryetarit është një gjë e mirë. Duke më pyetur pse jam vetëm kur nuk jam vetëm po insistoj se nuk po thua të vërtetën dhe kjo nuk ka interes për asnjë nga qytetarët. Qyteti ka nevoja të tjera.

Rama dhe Majko me tone humori ju konsideruan si një ndërtim pa leje në partinë socialiste. Si është pritur legalizimi juaj nga militantet?
Përtej batutës më të parëndësishme ajo që ju refuzoni të shikoni është mënyra se si ne do të bëjmë legalizimin në Tiranë. Plani që unë kam është që bashkë me Lamen të vazhdojmë procesin e legalizimit. Kemi disa vatra jashtë çdo lloj mundësie për legalizim dhe unë e Tan Lamja besojmë tek shpejtësia e këtij procesi. Duhen edhe 20 aktivitete si ai i 1001 legalizimeve për të legalizuar të gjitha ndërtimet në Tiranë. Unë besoj se kreu i ardhshëm i bashkisë dhe Aluizni-t duhet të bashkëpunojnë. Majko e Rama janë shokët e mi e janë mentorët e mi ndaj një batutë e thënë mes miqsh s’mund të përdoret në këtë formë. Kam mbështetjen e të gjithëve që po e tregojnë dita ditës, kam bërë fushatë me Qefaliajn, me Tahirin e me çdo deputet tjetër të Tiranës që i njeh mirë problematikat e qytetit dhe të banorëve.
 
Përmendët Qefaliajn por s’kam parë Ruçin me ju?
Qefaliaj është deputet i Dajtit ndërsa Ruçi i Fierit dhe ndaj Qefaliaj ishte me mua. Për mua është më e dobishme të bëhet bilanci i punëve.

Rivalitetin tuaj me Tahirin, Majko e krahasoi si atë të tij dhe Metës vite më parë.
Majko tha: Më kujtoni kohët kur unë dhe Meta ishim Bashkë, dhe na këshilloi që të mos bëjmë gabime. Me Saimirin kam patur marrëdhënie të shkëlqyera në qeveri dhe ai duhet të hyjë në histori për iniciativat dhe aksionet që ka ndërmarrë për rendin.
 
A është destinacioni i parafundit bashkia e Tiranës?
Nuk jam këtu për këtë por për ti thënë qytetarëve se çfarë jam i gatshëm të bëj për Tiranën e cila tani është bërë një qytet i pajetueshëm. Nuk kam ambicien se çfarë do të ndodhë më pas por kam qëllimin që të ndryshoj Tiranën dhe ti jap atë që duhet.

Ka një perceptim publik se strukturat e dikurshme të Mjaftit funksionojnë si një sekt brenda partisë socialiste, të cilat me mbështetjen preferenciale të Ramës po shmangin Partinë Socialiste tradicionale. Si e gjykoni këtë perceptim?
Është hera e parë që dëgjoj perceptime të tilla. Publikun e ha meraku për poçat e djegur, për pusetat e hapura. Kam treguar se di të krijoj një grup pune që mund të çojë përpara reformat. Po aplikoj për një vend pune në bashki se ai që ishte para meje nuk e bëri siç duhet punën e tij.
 
Blushi është treguar i gatshëm t’ju mbështesë në fushatë. A do ta ftoni në aktivitetet tuaja elektorale?
Blushin dhe këdo që do të japë kontributin e tij në qeverisjen e Tiranës unë e mirëpres. Përsa i përket kritikave nuk i kam dëgjuar por di t’ju them se askush nuk mund të thotë sot se ne jemi në destinacionin final. Reforma e pensioneve ka sjellë një serë përmirësimesh, po ashtu edhe në Arsim jemi në drejtimin e duhur. Shih legalizimet. Janë 10 fish më shumë në një vit sesa në 8 vite.
 
Berisha gjithashtu thotë se ka bashkëpunuar me ju 10 vite më parë kundër qeverisë Nano...
Nuk kam lakmi mbështetjen e Berishës dhe sa herë që ai del më shan unë i përgjigjem me punë. Nëse do më mbështeste Berisha do më vinte keq.

I keni kërkuar ndjesë Metës për ato që keni thënë kundër tij katër vjet më parë ?
Jemi futur në këtë garë për të fituar dhe nuk më pëlqen që të merrem me fjalë se çfarë ka ndodhur më parë sepse ne për këtë qëllim jemi mbledhur bashkë. Dua ti kthej identitetin këtij qyteti dhe jam i lumtur që sot kam në krah Metën, e shumë krerë të tjerë partish që duan të ndryshojnë qytetin. Publiku do të dijë se çfarë do të bëjmë ne, kur do mbyllen pusetat, kur do ndërtohen rrugët dhe jo të shohin një telenovelë se çfarë është thënë më parë.

Ju po e sulmoni Bashën se nuk ka bërë asgjë në Tiranë, por ai paraqet fakte se qeveria Rama ia ka bllokuar projektet e tij kryesore. Përse qeveria nuk ka pranuar që bashkia e Tiranës të marre kredi me interes të ulët për ndërtimin e tramit?
Kryetari i bashkisë nuk është kalama që të thotë s’më la ky s’më la ai. Ta trajtosh si fëmijë nuk i bën nder. Qeveria nuk e ka bllokuar asnjëherë dhe këtë mund ta vërtetoj. Basha e vodhi bashkë me Berishën bashkinë e Tiranës. Në tre vjet ishin bashkë. Po më gjete një kapak pusete në 3 vite që kanë qeverisur bashkë unë tërhiqem nga gara. Gjynah se nuk shpërndau banesat sociale e njerëzit rrinë jashtë pikërisht poshtë banesave sociale. Ama dha 40 leje për pallate, asnjë për hapësirta publike. Nga 170 milion që ishte sot basha e ka 540 milion fonde për infrastrukturë bashkiake. I kanë sjellë vetë projektet, qeveria i ka financiar. Është hera e parë që këshilli nuk bllokon buxhetin. Ka 16 milion për rikonstruksionibn  errugëve por ka harxhuar vetën 1.6%. na duhet një qeveri e një pushtet efiçent se këta duan që të marrin pushtetin për të rrëzuar qeverinë. Shkon doktor Kosova tek romët dhe i pyet ata: Kush ju ka lënë jashtë ju, pse flini jhashtë ju? Sot kundërshtari kishte shkuar dhe tek tregu Dinamo që e mbylli Basha dhe i pyeste ata se kush i hoqi prej aty.
 
Rama thotë se po nuk u votuan kryetarët e majtë nuk do ketë fonde?
Kryeministri është njeri jashtëzakonisht dinjitoz dhe ajo që lus është të mos nxirrni jashtë konteksti atë që thotë ai. Kryeministri ka thënë që fshehurazi nuk bën takime me kryetarë bashkish se ky është një vend i lirë. Është budallallëk me brirë që ata që fshihen për takime të kërkojnë më pas fonde.
 
Ju e njihni kush është kryetari i djathtë që ka kërkuar takim?
Po e njoh kush është
 
Kush është?
Nuk jam këtu që të ushqej gazetat tuaja me tituj. Edhe mua në ministri me kanë ardhur kryetar minibashkish që kërkonin takim në mbrëmje vonë që të mos i shihte Basha ose Berisha se përndryshe do ti hiqnin e do ti bënin atyre vërejtje. Nuk do mend që të kuptosh se në tre vjet nuk është bërë asnjë investim në Tiranë. Bashën se ka penguar kush që të investojë e të punojë.

Çdo kryeqytet ka një tram ose tramvaj, si mendoni si duhet zgjidhur transporti në Tiranë?
Bashkia shiti tramin si qellim në vetvete. Shqiptaret nuk donin tramin, duan një transport efiçent, për të cilin ne jemi duke punuar. Duhet te rikonceptojmë nga linja urbane në linja metropolitane. Jemi në një faze ku urbanistet po bëjnë propozime konkrete. Kemi qytet që s’ka linja te dedikuara, nuk u la të merrte fryme ky projekt. Duhet te kemi bashkëpunim mes bashkisë dhe qeverisë për Rrugën e Arbrit, një qytet me 3 hyrje dalje, duhet krijuar një dalje tjetër nga Tirana nga Rruga e Dibrës për të kaluar mbi Dajt për të vijuar në Bulqizë etj. Do te zhbllokohet çështja e shpronësimeve. Përfundimi i Unazës së madhe çliron një pjesë të madhe të trafikut.Ajo që duam të bëjmë është ta kthejmë në një qytet për përdorimin e biçikletave.  Duam të bëjmë një qytet më të pranueshëm me biçikletat, si kulturë jo si qokë. Një qytet me i gjelbër, me më pak makina.
 
Çdo bëhet për ne që lëvizim me makina?
Duhet të përdorni më tepër biçikletën e kërkon shëndeti. Sikur Bashkia e kryetarit të ishte aleate ky trend do të ishte më i madh. Nëse njerëzit do dëshironin një ushtrim fizik apo të lëvizin lirshëm biçikleta është zgjidhja. Për shumicën e Tiranasëve, fokusi te  biçikleta e te transporti publik i mirëpritur.
 
Planin rregullues do ta rishikoni? Ku do të ndërhyni?
Sigurisht që do të ndërhyjmë. Do të inkurajojmë planin e qeverisë për ndërtimin. Na duhet një Bashki që bashkëpunon me Qeverinë. Kemi një shans për të pasur një Bashki aleate me qeverinë. Duhet së pari të zhvillojmë Kopshtin Zoologjik dhe Botanik. Zona e liqenit nuk është ndërruar asnjë poç përfundojmë punimet te liqeni. Do kemi një qendër të parë olimpike. Projekti te kompleksi Dinamo. I kombinuar me liqenin Kopshtin Zoologjik dhe Botanik jep një hapësirë të nevojshme për Tiranën.
 
 
Ndërtimet mbi digë do i anuloni?
Ne do i çojmë në gjykatë këto ndërtime. Nuk jemi populistë për të premtuar për vota. Mënyra më e mirë është beteja në Gjykata. Nëse do i anulojmë pa vendim gjykate rrezikojmë të japin dëmshpërblimin dhe të mos kemi më fonde për investime.
 
Çfarë do ndryshojë tjetër në plan?
Besoj se kemi disa hapësira të gjelbra për të shtuar. Parku i liqenit të Kasharit është edhe më i madh se ai i Tiranës. Tirana ka mbi 80-90 rezervuara dhe hapësira të gjelbra për t’i lidhur për vrapuesit apo turizmit.
 
Zgjerimi i Bulevardit, do ta vijoni këtë projekt të Bashës?
Ky nuk është projekt i Bashës. Ai ka qenë projekt i Ramës, u mor dhe u transformua. U bë një projekt pa gjelbërim. Ky projekt do të ndalohet. Klientëve të familjes Berisha u është thënë ku do kalojë projekti dhe ata kanë blerë tokat bujqësore. Dashnorët e betonizimit përballen me qytetarët më 21 qershor. Do të riinvestohet për sheshin, pjesa tjetër do bëhet nga qeveria shqiptare. Mënyra se si u shkatërrua dyshoj se si mund të kthehet në gjendjen fillestare. Do kemi projekte për sheshet nga kompani prestigjioze. Kalimi i gardhit për një foto me Skënderbeun e padenjë.
 
Ju shikoni te 11 vitet e Ramës ndonjë gabim?
Njerëzit kanë parë zhvillimin që ka pasur qyteti i Tiranës në kohën e Ramës i cili kishte vizion. Një kryetar bashkie duhet të balancojë numrin e qytetarëve që kanë zgjedhur të jetojnë në Tiranë me hapësirat e gjelbra. Sfida e Ramës ishte balancimi i fluksit me një Bashki ku Tirana kufizohej nga vija e verdhë dhe rrethohej nga betonizimi.
 
Çfarë projektesh do ketë në kufijtë e rinj të Tiranës?
Bashkia për herë të parë do ketë një departament për bujqësinë. Pjesa më e madhe do jetë tokë bujqësore. Shohim njerëz që shesin në rrugë dhe korruptojnë policin bashkiak për të shitur. Kjo duhet të stabilizohet nga departamenti i Bujqësisë, do ketë pika grumbullimi. Këto pika ulin çmimin në treg. Pjesa e Kasharit do të fokusohet si zonë industriale. Në Dajt besoj se do të ketë një zhvillim të turizmit. Do të na duhet të bëjmë një inventar. Dajti ka shërbime për 7.000 banorë, por ka 23.000 banorë. Nuk jam person që gjej justifikime pse nuk është bërë diçka, por gjej rrugë për ta bërë atë.
 
Cili është projekti më i madh dhe që do të kushtojë më shumë?
Jam me këmbë në tokë. Nuk besoj se ka ndonjë qytetar që thotë punë e madhe rrugët, plehrat, por duam një projekt fantastiko-shkencor.
 
Berisha kishte si projekt madhor kushte Rrugën e Kombit. Ju nuk do keni?
Parimi im është të premtoj pak dhe të bëj shumë. Unë nuk jam delirant
 
Çfarë do ndërtoni?
Për një prind ambicia nuk është një tram, por që fëmija e tij të mos shkojë turni i dytë në shkollë por në një shkollë të re. Jemi duke bërë një skanim. Në qesarakë s’ka gjimnaz. Po bëjmë skanim që për x banorë duhet x shërbim. Javën tjetër do të publikojmë programin për punën e Bashkisë. Do të fokusohem në gjëra konkrete dhe jo në delirë.
 
Stacioni i ri i Tiranës si do të zhvillohet?
Zhvendosja e trenit në Vorë, është nonsens. Plani ynë ka qenë projekti i Ramës. Për të lehtësuar transportin. Hapësria ku pritet të caktohet stacioni është në hyrje të autostradës. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale