Veliaj në Dajt: PS e vetmja që punon për ndryshimin e vazhdueshëm të Shqipërisë

Veliaj në Dajt: PS e vetmja që punon për ndryshimin e vazhdueshëm të Shqipërisë

Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues i fushatës së Partisë Socialiste për Qarkun, së bashku me deputetin Xhemal Qefalia është ndalur në takimin elektoral të Njësisë Administrative Dajt. Në fjalën përpara banorëve të kësaj zone, Veliaj tha se Partia Socialiste është e vetmja që po punon për ndryshimin e vazhdueshëm të Shqipërisë.

“Po ndodhin gjëra shumë të rëndësishme në Shqipëri. Gjëja e parë është vaksinimi për këdo që është mbi 60 vjeç. Edi Rama çdo javë po sjell nga 100 mijë vaksina që deri në maj gjysmë milioni të jenë vaksinuar dhe të kthehemi në normalitet. Lajmi tjetër i mirë na vjen nga Edi Rama dhe PS janë pagat. Ishin 300 mijë lekë. Do të bëhen 400 mijë lekë, 30% më shumë ushqime tek tavolina e bukës, më shumë libra e veshje për fëmijët. Për herë të parë Partia Socialiste dha pension social. Hoqëm tavanin që sot të dalin njerëzit në pension edhe me 300, 350 e me 400 mijë lekë sepse po merr mbrapsht ato që ka kontribuar ndër vite", u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër ai tha se opozita e sotme pa asnjë vizion dhe program e vetmja gjë që di të bëjë është bllokimi dhe shkatërrimi.

“Mos u habisni për atë që bënë në Rinas, se ata për pushtet kanë vrarë njerëz. Rinasi është gjëja më e vogël. Pse habiteni se e lanë miletin 1 javë pa vaksina? Ata s’e kanë problem fare se vetëm në një javë në ’97 u vranë më shumë njerëz se gjithë pandemia. Mos u habisni! Është minimumi që ata mund të bëjnë. Ata kishin përgatitur një skenar ku do fillonte me grevën në Rinas dhe do futeshin edhe të përndjekurit në grevë”, tha Veliaj.

Për këto arsye ai tha se është shumë e qartë rruga që duhet të ndjekin shqiptarët.

“Do vazhdojmë përpara, apo do kthehemi mbrapa? Do bashkohemi siç na ka hije, apo do përçahemi? Do vazhdojmë me civilizim, me qytetari, me sjellje perëndimore, me sjellje evropiane, apo do kërcejmë mbi kofano, do kërcejmë mbi tavolina e do bllokojmë rrugët? Ata i kanë pasaportat holandeze. Ata kanë ku ikin. E kanë një plan B. Ne këtu në Dajt, në Qesarakë, në Surrel, në Priskë, në Tiranë, në Shqipëri kemi vetëm një plan, ta bëjmë këtë vend. Ky është plani A, B, C, Zh për ne. Kështu që eja ta bëjmë këtë vend, eja t’i japim Edi Ramës gjithë fuqinë që vjen nga Dajti. E kemi edhe kryeministrin katundarin tonë të Dajtit dhe do ishte një privilegj i jashtëzakonshëm që nga Dajti t’i japim Edi Ramës të gjithë fuqinë,” u shpreh Veliaj.

Edhe deputeti Xhefalia, i cili kandidon për një tjetër mandat në këtë zonë, tha se duhet të bëhemi të gjithë së bashku përpara një sfide të madhe që duhet ta fitojmë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime