Veliaj në Gjirokastër:  Rikthyem 
investimet e munguara pas 8 vitesh

Veliaj në Gjirokastër:  Rikthyem <br />investimet e munguara pas 8 vitesh
GJIROKATER - Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj sëbashku me Kryetarin e Bashkisë, Flamur Bime, kryen një vizitë inspektuese mbi 6 projektet e miratuara nga qeveria e vendit tonë për rikonstruksionin e rrugëve të këtij qyteti dhe të Parkut të Liqenit të Viroit.

Pasi inspektoi punimet që po kryhen aktualisht në qytetin e Girokastrës për rikonstruksionin e 30 rrugëve dhe të Parkut të Liqenit të Viroit, Ministri Veliaj u shpreh për mediat: 

“Më vjen mirë që sot Gjiroakstra është kthyer në një kantier të vërtetë ndërtimi dhe jam shumë krenar për faktin se po mbajmë premtimet e një viti më parë, duke kthyer në qytet investimet e munguara prej 8 vitesh.”

Sipas ministrit Veliaj projekti për rikonstruktimin e Parkut të Liqenit të Viroit do të përfundojë punimet në fund të vitit dhe do të cilësohet si një nga realizimet më të bukura në Shqipëri.

“Më vjen mirë që Gjirokastra do të jetë jo vetëm një epiqendër e trashëgimisë kulturore dhe turizmit, por edhe një epiqendër e rinisë, e atyre që merren me sport dhe eksplorimin e natyrës Parku i Viroit është një mushkëri e re për qytetin”- deklaroi mbi këtë projekt ministri Erion Veliaj.

veliaj gjirokaster

Gjatë inspektimit të punimeve në Gjirokastër, z. Veliaj, i rikujtoi prindërve shqiptar dhe mbarë opinionit publik edhe fillimin e regjistrimeve për këtë vit në shkollat profesionale të vendit. Duke e cilësuar vemendjen ndaj këtyre të fundit si një nga investimet e qeverisë dhe në kuadër të formimit të brezit të ri mbi kujdesin ndaj trashgimisë kulturore, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Veliaj deklaroi:

“Shumë prej projekteve ku po investojmë po na tregojnë rëndësinë që ka nevoja për gurëgdhëndës të rinj, për njerëz që kujdesen për trashëgiminë kulturore apo teknikë që punojnë me projektet e infrastrukturës. Prandaj dua të inkurajoj prindërit dhe nxënësit që t’i kthejnë sytë nga arsimi profesional, që një gjeneratë e re djemsh dhe vajzash të kenë mundësi të zbatojnë projekte të tilla”.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Më duhet të ndalem dhe të reflektoj', kryeministri i Spanjës drejt dorëheqjes, shkak akuzat për korrupsion ndaj gruas

'Më duhet të ndalem dhe të reflektoj', kryeministri i Spanjës drejt dorëheqjes, shkak akuzat për korrupsion ndaj gruas