Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Kavajën, Erion Veliaj, inspektoi sot punimet për godinën e re të konviktit të shkollës profesionale “Charles Telford Erikson” në Golem, e cila ishte dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në shoqërinë e kryebashkiakut të Kavajës, Redjan Krali, Veliaj tha se fatkeqësia e tërmetit solli një mundësi për ringritjen dhe rimëkëmbjen edhe të institucioneve arsimore në vend.
Ai shtoi se me ritmet me të cilat po punohet, konvikti i ri pritet të jetë gati në semestrin e dytë shkollor.
“Jemi shumë krenarë që ju shohim edhe sot në punë. Është fundjavë, por meqë tërmeti nuk bën pushim, meqë pandemia nuk bën pushim, as puna nuk duhet të bëjë pushim. Nga ecuria e punimeve duket sikur do të jetë gati për semestrin e dytë. Jam i sigurt se hyrja në konviktin e bujqësores do të kthehet në diçka shumë të kërkuar”, u shpreh Veliaj, duke shtuar se “këto janë para që hidhen në ekonomi, ndihmojnë rimëkëmbjen nga problematikat që solli pandemia”.
Godina ekzistuese e konviktit ishte ndërtuar që në vitin 1925, nga një misionar amerikan, i lidhur shpirtërisht me çështjen shqiptare, por edhe me çështjen e arsimit. Bashkë me shkollën, e ndërtuar nga e para me investimin e buxhetit të shtetit 3 vite më parë, konvikti plotëson këtë vatër të rilindur dhe çon në vend dinjitetin e emrit të rëndësishëm që ato mbajnë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?
-
PO
57.3%
-
JO
34.4%
-
NUK E DI
8.2%
Vota total: 1899
Lajme të tjera
-
Mbillen 170 pemë në Farkë, Veliaj: Objektivi 2 milionë! Parku i Farkës është më i madhi në Tiranë
28 Janar, 17:31
-
Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Veliaj: Ditë historike, popujt duhen bashkuar dhe jo përçarë
27 Janar, 14:46
-
Veliaj shpall të hapur vitin e Tiranës si qyteti Europian i Sportit: Ky do jetë viti i investimeve të mëdha në sport për një qytet të shëndetshëm
26 Janar, 19:33
-
Veliaj pret ambasadorin e ri të OSBE: Thellojmë bashkëpunimin! Presidenca e B40-s, një mundësi unike për Tiranën
26 Janar, 14:24
-
Veliaj: Subvencionim të qirave të shtëpive për familjet që jetojnë në konvikte, fund zënies së dhomave të studentëve
25 Janar, 20:28
-
Bashkia e Tiranës miraton bursat për më shumë se 1350 nxënës ekselentë! Veliaj: Janë vlerat e qytetit
25 Janar, 18:15
-
Nesër në Tiranë koncerti i këngëtarit grek, Konstantinos Argiros, Veliaj: Ju presim në Pallatin e Kongreseve
25 Janar, 15:55
-
Zgjedhjet e 14 majit, Veliaj: Nevojitet unifikim i votës për Kryetarin dhe Këshillin Bashkiak! Të mbajmë ritmin e punëve të mira për Tiranën
25 Janar, 15:41
-
Veliaj me nxënësit e shkëlqyer të Tiranës: Të promovojmë vlerat e vërteta! Prindërit tuaj sakrifikuan gjithçka që një ditë ju të ishit më të mirët
24 Janar, 20:13
-
Veliaj me mësuesit e shkollave: Tirana, kryeqyteti i mundësive të mëdha! Debati për të ardhurit që bëjnë kandidatët e opozitës? Racist
24 Janar, 18:15
-
Veliaj vlerëson administratorët e shkollave: Ashtu si me pallatet, sot kemi dikë që kujdeset për infrastrukturën
24 Janar, 15:36
-
Përurohen dy shkolla të reja, ‘Kiço Blushi’ dhe ‘Sevasti Qiriazi’,Veliaj: Bizhu që i rrisin edhe më shumë vlerën Njësisë 8
24 Janar, 11:55
Po ky ca trapin do ne Golem i doli boja fare
Përgjigju