Veliaj në njësinë nr.3: Kemi vetëm
50 ditë kohë, ftoj Kosovën për debat

Veliaj në njësinë nr.3: Kemi vetëm<br />50 ditë kohë, ftoj Kosovën për debat
TIRANE - Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës zhvilloi sot një takim në njësinë bashkiake numër 3 ku diskutoi me qytetarët për problemet që i shqetësojnë ata.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka çelur takimin duke thënë se kjo ishte një iniciativë për të diskutuar me kryetarin e ri të Bashkisë duke i shprehur atij shqetësimet që ky komunitet ka.
 
"Sot do t’ju flasë Erjoni, por më shumë do t’ju dëgjojë sepse këtë di ta bëjë më së miri. Erjonin e kam adhuruar që në krye të herës e deri më pas kur ne bashkëpunuam së bashku për një sërë projektesh. Në rrugëtimin drejt bashkisë së Tiranës ne di të jemi bashkë. Edhe më e fortë do të jetë puna për fushatën e zgjedhjeve," - tha Nikolla.
 
Ndërkohë Veliaj u shpreh se energjinë e këtij komuniteti do të kthejë në punë dhe se është koha të nxitojnë sepse kanë mbetur vetëm 50 ditë kohë për të bërë zgjedhjen e duhur

"Aq shumë flet Lindita për këtë komunitet sa mezi prisja të isha këtu e të shihja energjinë që kanë në këtë komunitet. Njëri më tha që e kë të fituar bashkinë por une nuk dua të prodhoj montazhe televizive por dua të bëj një fushatë të vërtetë. Ne jemi prej vërteti ndaj do takojmë njerëz prej vërteti që të bëjmë punë prej vërteti. Mbaja mend kur erdha nga jashtë dhe talleshin këta që sot drejtojnë bashkinë me kumbullat e kuqe të Edi Ramës. Ky është momenti për të dëgjuar që të marrim shënime. Kemi vetëm 50 ditë për ta kthyer Tiranën aty ku duhet ta kthejmë nga bashkia më e dështuar në më të suksesshme,Rrugët e kësaj lagjeje të shqepura sepse ke një kryetar bashkie që as nuk jeton këtu, por jeton në televizor”, tha Veliaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos