Veliaj në Petrelë: Kosovën e kanë
braktisur si Basha ashtu dhe Berisha

Veliaj në Petrelë: Kosovën e kanë<br />braktisur si Basha ashtu dhe Berisha
TIRANE - Erjon Veliaj ka vijuar dëgjesat publike edhe këtë fundjave, por duke u ndalur në zonat rurale të Tiranës, që i janë bashkuar bashkisë së kryeqytetit me ndarjen e re territorial.

Veliaj gjatë takimit me banorë në zonën e Petrelës, fillimisht lëshoi një batutë për rivalin e tij Halim Kosova, se është braktisur nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha, të cilët i shmanget debatit se s’kanë asgjë për të thënë. 

Sot Kërraba është një lagje e Tiranës, dhe Ndroqi dhe të gjithë nga Shëngjergji deri në Kombinat, janë njësoj si kryeqytetasit. Ne i themi se i duam të gjithë njësoj, jo ca të nënën ca të njerkës. E çojnë tek pullë pas asnjë deputet, më dhimbset, pasi Berisha e mbështet vetëm në Facebook. Dhe Luli po ashtu, Shkon dhe takon romët, dhe thotë se si ka mundësi që ju kanë dhënë banesa sociale. Por bashkia nuk e ka pasur mendjen në punë edhe pse ka pasur banesa sociale. Ndaj i kanë ngelur dhe ca ditë punë kësaj bashkie, por kështu është kur se kanë mendjen tek puna”, tha Veliaj.

Veliaj ju bëri një apel edhe qytetarëve që kanë bindje djathtas, që ti bashkohen programit të tij, për të ndryshuar qytetin e Tiranës. Duke theksuar se pushteti na duhet jo për partinë por për të mbaruar punët e njerëzve tanë. 

Më tej Veliaj dëgjoi shqetësimet e zonave si Baldushku, Petrela etj, të cilat janë bashkuar me Bashkinë Tiranë me ndarjen e re territoriale.

Duke theksuar se pushteti na duhet jo për partinë por për të mbaruar punët e njerëzve tanë. Më tej Veliaj dëgjoi shqetësimet e zonave si Baldushku, Petrela etj, në lidhje me bujqësinë, duke ju premtuar disa nisma, për të promovuar produktet vëndase. 

Një pjesë që Veliaj i kushtoi vëmendje ishte edhe turizmit, sidomos në zonat që rrethojnë Tiranën, duke premtuar ngritjen e një zyre turistike, për të promovuar zonat historike të Petrelës, apo edhe zonave të tjera.

Vijon...

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit