Veliaj në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor: Vitin e ardhshëm do zhvillohet te piramida

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Beograd, ngjarja më e madhe e teknologjisë digjitale në rajon, e cila bëri bashkë përfaqësues të qeverive, bizneseve, organizatave rajonale, komunitetit akademik dhe të rinj. Ndërsa prezantoi disa nga reformat dhe nismat më të rëndësishme të digjitalizimit që ka ndërmarrë vendi ynë, por në mënyrë të veçantë kryeqyteti, ai theksoi se shumë shpejt Tirana do të kthehet në një nga qendrat më të mëdha të zhvillimit të teknologjisë në gjithë rajonin.

Veliaj shtoi se gjatë këtij takimi Tirana u vlerësua si një nga modelet që ka bërë më shumë në këtë drejtim, ndërsa u përzgjodh si vendi që do të organizojë Samitin e ardhshëm Digjital të Ballkanit, pikërisht te Piramida, e cila do të transformohet në një qendër teknologjie dhe kodimi.

“Kjo është një ditë shumë e mirë për Shqipërinë, sidomos për gjithë reformat në digjitalizimin e Shqipërisë dhe kryesisht të Tiranës. Kanë ndodhur disa gjëra shumë të rëndësishme në Samitin Digjital të Ballkanit: së pari, Shqipëria dhe Tirana janë përzgjedhur si mikpritëse të Samitit Digjital të Ballkanit. Prandaj do të punojmë fort që, në të njëjtën kohë, vitin tjetër, të kemi gati Piramidën si qendrën më unike në të gjithë Ballkanin për mësimin e teknologjisë së informacionit. Me përparimin e madh që ka bërë Shqipëria, sidomos në digjitalizimin e qyteteve, jemi një nga modelet që u vlerësuan edhe në samitin e sotëm”, tha Veliaj.

Ai vlerësoi faktin se falë edhe punës së Këshillit Rajonal është bërë e mundur që për qytetarët e Ballkanit të hiqen kostot e roaming në komunikimet telefonike. “Është një ditë e shkëlqyer sidomos për ata që shpenzojnë me roaming dhe duan të bëjnë biznes apo të udhëtojnë në Ballkan. Falë punës së shkëlqyer të Majlinda Bregut dhe Këshillit Rajonal për Bashkëpunimin në Ballkan është realizuar dhe mundësuar marrëveshja e roaming-ut pa pagesë, kur vjen puna për udhëtimet brenda rajonit”, njoftoi kryebashkiaku.

Më tej, Veliaj theksoi se digjitalizimi do t’i afrojë më shumë, jo vetëm vendet, por edhe qytetarët e rajonit të Ballkanit, duke ulur kostot, por edhe duke shkëmbyer informacionin. “Hapa të tillë, sado modestë të duken, janë thelbësorë kur vjen puna për ta lidhur më shumë një rajon që, pavarësisht fjalëve, sot nuk është në situatën ku duhet të ishte për sa kohë që kemi 30 vjet që flasim për më shumë afrim. Dikush duhet të shkojë në Itali, në Austri ose në Gjermani për të shkuar një kryeqytet tjetër të Ballkanit. Kështu, fillon me udhëtimin, fillon me digjitalizimin, fillon me pagesat roaming dhe më në fund kemi disa hapa konkretë”, tha Veliaj.

Samiti i Beogradit u organizua nga qeveria serbe dhe u mbështet nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal. Ai është nismuar në kuadër të Procesit të Berlinit 2014, i cili fokusohet në aspektet kyçe të bashkëpunimit rajonal si: rritja e prosperitetit nëpërmjet rritjes së qëndrueshme ekonomike, nxitjes së një zhvillimi më pozitiv për klimën e investimeve etj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sapere o avere: 05/04/2019 17:02

    Po RiKonstruktojeni e Rregullojeni Piramiden sa me shpejt,verenine funksion te Turisteve,qe te gjeneroje te ardhura!'.sikur te kishte ngelur Ajo qe ishte,(muzeu i E.Hoxhes)do ishte nje nga vendet me terheqese per Turistet.,dhe jo vetem..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin