Pavarësisht se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është nisur drejt Sri Lankës, për një udhëtim dyditor ku do të marrë pjesë në një forum ekonomik, bashkia thotë se situata e krijuar nga reshjet e dendura të shiut është drejt normalizimit të plotë në të gjithë territorin e saj.
Bashkia thotë përmes një deklarate për mediat se situata e krijuar nga reshjet e dendura të shiut është duke u përballuar me sukses, pasi ekspertët e saj ishin organizuar në disa grupe përpara se reshjet të fillonin.
"Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ngritur prej 3 ditësh të gjitha ekipet lokale të ndihmës, drejtoi mbledhjen e shtabit te emergjencës, ndau detyrat me 24 administratorët me fokus mbështetjet për zonat rurale, inspektoi pikën më nevralgjike të rrëshqitjeve në Farkë dhe mobilizoi në terren mbi 1,200 punonjës të ujësjellësit, pastrimit, kanalizmeve, zjarrfikeseve, të cilët menaxhuan me korrektesë maksimale, duke mos lënë pa bërë asgjë që mund të bëhet në situata të tilla rreshjesh," thuhet në deklaratën e bashkisë.
Sipas bashkisë, situata është normalizuar, ndërsa shtabi i emergjencave ka qenë në gadishmëri të plotë bashkë me të gjitha ndërmarjet e bashkisë.
Ja deklarata e plotë e Bashkisë Tiranë
Duke parashikuar një situatë emergjente gjatë ditës së sotme, për shkak të rreshjeve të dendura të shiut (134.2 mm shi në tre ditë), deri në nivele të atilla saqë mund të shkaktonin vështirësi në qarkullim dhe bllokimin e disa prej rrugëve problematike të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës mori të gjitha masat e nevojshme dhe të domosdoshme për të ulur numrin e problematikave, si dhe këshilloi qytetarët e saj që të minimizojnë lëvizjet tyre.
Për këtë arsye, Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ngritur prej 3 ditësh të gjitha ekipet lokale të ndihmës, drejtoi mbledhjen e shtabit te emergjencës, ndau detyrat me 24 administratorët me fokus mbështetjet për zonat rurale, inspektoi pikën më nevralgjike të rrëshqitjeve në Farkë dhe mobilizoi në terren mbi 1,200 punonjës të ujësjellësit, pastrimit, kanalizmeve, zjarrfikeseve, të cilët menaxhuan me korrektesë maksimale, duke mos lënë pa bërë asgjë që mund të bëhet në situata të tilla rreshjesh.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi kanë alternuar punën në terren me gjithë ekipet, duke bërë të mundur që situata në Tiranë të stabilizohej më shpejt se në shumë zona të tjera të vendit, duke iu rikthyer normalitetit brenda disa orësh. Shtabi i emergjencave ka qëndruar në gatishmëri të plotë dhe ka ndjekur nga afër gjithë situatën e shkaktuar nga rreshjet e dendura në qytet. Ndërmarrjet e rrugëve, pastrimit, kanalizimeve, ndriçimit, Policia Bashkiake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Zjarrfikëset, gjithashtu kanë ngritur grupe të posaçme pune dhe ishin sot gjatë gjithë ditës në terren, në shërbim të qytetarëve, së bashku me administratorët e 24 njësive administrative.
Ndërkaq, në mbrëmje, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka udhëtuar me fluturimin e fundit për të përfaqësuar Tiranën në një nga forumet më të rëndësishme ekonomike. Veliaj është ftuar nga Qendra për Zhvillimin Ndërkombëtar (Center for International Development) e Universitetit të Harvardit, si një nga folësit kryesorë në Forumin Ekonomik që këtë vit mbahet në Sri Lanka. Veliaj është përzgjedhur si një administrator i suksesshëm në qeverinë qendrore si Minister i Punës, e menaxher i aftë në Bashkinë e Tiranës, duke e rikthyer sërish Tiranën në vëmendjen ndërkombëtare pas 4 vitesh harresë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës është ftuar në një panel me Nobelistin e Ekonomisë Joseph Stiglitz, Columbia School of Business, George Soros - president i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Alan Hirsch, Presidenca e G20 & Ricardo Hausman, drejtor i CID i Harvard Kennedy School. Udhëtimi i Kryetarit të Bashkisë zgjat 2 ditë vajtje-ardhje dhe shpenzimet mbulohen nga organizatorët.
Detaje mbi menaxhimin e situatës në Tiranë:
Gjatë ditës së sotme, në terren kanë vepruar 1200 forca dhe 81 mjete (Fadroma, Kamion, Kamionvinç, Autokullë, Autobotë etj.) të Bashkisë Tiranë dhe ndërmarrjeve në varësi.
Më konkretisht, Ndërmarrja e Përgjithshme Nr. 1 e Punëtorëve të Qytetit ka pasur në terren:
Forca – 300
Kamionçina, fadroma (mjete) – 12 copë
Ndërmarrja e Përgjithshme Nr. 2 e Punëtorëve të Qytetit:
Forca – 150
Kamionçina, fadroma (mjete) – 15 copë
Ndërmarrja Nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit:
Forca – 10 Specialistë
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit:
Forca – 50 (gatishmëri)
Kamionçina, fadroma – 6 copë
Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a
Forca – 400
Mjete – 40 (Fadroma, Kamion të Mesëm, Autobotë)
Policia Bashkiake
Forca – 60
Mjete - 8 copë
IMT
Forca – 90 Personeli në terren
Problematikat sipas njësive:
Njësia Administrative 1
Situatë problematike tek Ura Pasarel në Shkozë, ura Lanabregas dhe tek ish-Liqeni i Shkozës, si dhe disa probleme me bllokime pusetash në rrugën Ali Demi e Agush Gjergjevica.
Njësia Administrative 2
Problematikë në zonën e Saukut të vjetër, te nënkalimi që lidh rrugën e “Elbasanit” me rrugën “3 Vëllezërit Kondi”, te përroi i Gogës, në fundin e rrugës "Gramoz Pashko", si dhe te rruga “Kadri Kërciku”.
Njësia Administrative 3
Problematikë e shfaqur në rrugën Selman Riza te Kodra e Priftit, pa probleme në zona të tjera.
Njësia Administrative 4
Problematikë në zonën e Bregut të Lumit, në rrugën “Hamdi Ferhati“, në rrugën “Xhaferr Zelka” dhe në rrugën “Hava Murati”, prane urës së Babrroit.
Njësia Administrative 5
Problematikë në rrugën "Mentor Xhemali", "Gjovalin Gjadri", "Nuçi Naçi", si dhe në zonën e pallateve të aviacionit të ri dhe bodrumet e pallateve "1 Maj".
Njësia Administrative 6
Problematikë në kanalin te rruga e Qelqit, zona Misto Mame, rruga Hamdi Cullhaj, zona e ish Kombinatit Tekstil, zona e Kodër Sharrë.
Njësia Administrative 7
Nuk ka pasur probleme
Njësia Administrative 8
Problematikë në nga rr."Zenel Bastari" deri tek rr."Besa", si dhe në territorin i cili ndodhet në krahun e majtë të rrjedhës së lumit të Tiranës. Gjithashtu, problematikë e madhe edhe buzë lumit të Tiranës në ekstremin veri-lindor të territorit të Tiranës.
Njësia Administrative 9
Problematikë në rrugën Llazar Shapatini, si dhe një segment te rruga Siri Kodra dhe Don Bosko.
Njësia Administrative 10
Nuk ka pasur probleme.
Njësia Administrative 11
Problematikë në rrugën “Mersin Mema”, në rrugën “Jusuf Gervalla”, “Gani Kryeziu”, te rrugët “Don Bosko”, “Egnatia” dhe “Hysni Gerbolli”.
Njësia Administrative Kashar
Problematika kryesore është eviddentuar në Yrshek për shkak të daljes së lumit të Lanës.
Njësia Administrative Ndroq
Problematikë e vërejtur për shkak të daljes së Lumit Erzen nga shtrati me disa nga rrugët lidhëse midis fshatrave dhe rrugës nacionale Tirane-Durrës.
Njësia Administrative Vaqarr
Problematikë në fshatin Bulticë, ku si rrjedhoje ka përmbytje të tokave bujqësore, në fshatrat e tjerë situata është normale.
Njësia Administrative Zall Herr
Problematikë me dy urat në fshatin Kasallë dhe Cerkezë, rrezikohet dëmtimi i urës së fshatit Pinar.
Njësia Administrative Dajt
Problematikë në Qesarakë, rrëshkitje dherash në rr. Nacionale Dajt dhe nga dalja e përroit në Lanabregas.
Njësia Administrative Pezë
Problematikë dhe dëme në rrugë, stacionet e pompimit dhe sera, situata është nën kontroll dhe pa probleme.
Njësia Administrative Shëngjergj
Problematikë me shembje të rrugës kryesore dhe të urave përgjatë lumit Erzen.
Njësia Administrative Baldushk
Problematikë në segmentin e rrugës Mustafakoc-Kakunje, si dhe në segmentin e rrugës Veski-Parret-Shenkoll.
Njësia Administrative Krrabë
Problematikë me rrugën Velija në fshatin Mushqeta, pjesa tjetër pa probleme.
Njësia Administrative Bërzhitë
Problematikë në rrugën rurale Pashkashesh deri në Kllojkë, rruga rurale Mihajas deri në fshatin Lugë.
Njësia Administrative Zall Bastar
Problematikë me 2 ura të demtuara dhe disa rrugë fshatrash.
Njësia Administrative Farkë
Problematikë në përroin e Santariumit dhe Përroin e Farkës.
Njësia Administrative Petrelë
Problematikë me në urën Xheniere ne fshatin Qeha, pjesa tjetër pa probleme.
Masat e marra:
Gjithashtu, PMNZSHe Bashkisë së Tiranës ka bashkëpunuar ngushtësisht edhe me forcat e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes me të gjitha kapacitetet e tyre njerëzore e teknike. Operacionet që janë kryer dhe janë në proces kanë konsistuar në:
• Shpëtimin e jetës së banorëve që rrezikoheshin në disa zona të lartpërmedura (Njësia 4) dhe evakuimi i tyre në zona të sigurta. Janë afërsisht rreth 35-40 familje të komunitetit rom.
• Zhbllokimi i rrjetit të kanalizimeve e kolektorëve të bllokuar nga mbetjet e ndryshme.
• Mbushja me inerte dhe gurë e pjesëve të gërryera në lumin e Tiranës dhe Lanës për evitimin e daljes nga shtrati.
• Heqja e ujrave nga bodrumet e përmbytura në zona të ndryshme të qytetit.
• Riparimi i rrjetit elektrik të dëmtuar në nënstacionin e Lundrës dhe pjesën e Bregut lumit Tiranës.
• Zhbllokimi e Pastrimi rrugëve të dëmtuara nga rrëshqitjet e rënia e gurëve në Lanabregas, Ndroq, Derje.
• Riparimi i defekteve të evidentuara në rrjetin e ujësjellësit (tubi kryesor në Paskuqan).
Nga informacionet e dhëna nga Shërbimi Meterologjik i Forcave Ajrore, koha do të jetë me reshje deri nesër në mesditë, por me intesitet më të ulët dhe nuk priten problematikat e sotme.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com