Veliaj në Zall-Herr: Demokratët të mendojnë për hallin e familjeve të tyre, jo për hallin e Saliut non-grata

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë takimit me banorët e Zall-Herrit, u bëri thirrje demokratëve që të mendojnë për hallet e familjeve të tyre dhe jo për hallet e Saliut dhe Ilirit. 

“Një njeri që ka qenë president, kryeministër, sot nuk kalon dot Rinasin. Do zgjidhë ai hallet e veta me Amerikën, në qoftë se njerëzit i japin votën? Nuk e zgjidh dot, se Amerika nuk pyet! E ka marrë vendimin që ai është i korruptuar; e ka marrë vendimin që minon demokracinë; e ka marrë vendimin që ka hedhur njerëz në erë në Gërdec; e ka marrë vendimin që sa herë kanë pasur Shqipërinë e kanë çuar kovë pusi; e ka marrë vendimin që është non grata. Nuk ka asnjë gjë që mund ta ndihmojë Sali Berishën. Një demokrat duhet ta shohë votën si investim. Pse ta çosh në kosh të plehrave, pse ta çosh votën tek një non grata, që e ka prerë biletën e Amerikës dhe nuk ka biletë që e nxjerr dot jashtë Shqipërie; pse ta lidhim hallin tonë me hallin e dikujt që nuk ia zgjidhim dot; pse halli i fëmijëve tanë për shkolla, kopshte e çerdhe duhet të jetë i lidhur me hallin e Saliut që s’kalon dot kufirin? Pse halli ynë për më shumë rrugë, si këto që kemi bërë, për më shumë investime, duhet të lidhet me hallin e Saliut? O demokratë! Partia më  rëndësishme është familja jote. E nëse familja jote prej punëve tona jeton më mirë, na jep mbështetjen që të vazhdojmë që të ecim përpara!”, tha Veliaj.

Mandej, kandidati i PS-së për Tiranën shtoi: “E keni parë që nuk del më në Tiranë, që pas stadiumit? Nuk del më në Tiranë se Tirana e braktis. Edhe demokrati më i flaktë kur vajti dhe pa stadiumin që deri dje thoshin: Stadiumi i korrupsionit, stadiumi i mafias, stadiumi i krimit, e patë si e ktheu pllakën Saliu? Stadiumi, - tha- i lirisë, stadiumi i demokracisë. Edhe demokrati i thjeshtë tha: Po ti me ne tallesh, se stadiumi qenka i bukur vërtet. Dhe e patë çfarë i bënë demokratët e vërtetë që meritojnë duartrokitje? E lanë vetëm në stadium, kur i erdhi radha për të folur. Ikën nga stadiumi sepse e kuptuan edhe ata që po më gënjeve njëherë, harram e paç! Por po më gënjeve dy herë, hallall e paç, se i bie që jam unë ai që gënjen. Dhe demokratët i thanë pikërisht Saliut: Harram e paç herën e parë, që na gënjeve! Por hallall e paç herën e dytë kështu që ne po ikim dhe po të lëmë vetëm dhe e lanë plakun 80 vjeç, u fliste karrigeve bosh”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:11
Veliaj me banorët e Zall-Herrit: A ka poshtërim më të madh se t’i çosh demokratët të votojnë për Ilir Metën?

Nga Zall-Herri, ku takoi dhe bisedoi me banorë të zonës dhe mbolli disa pemë me ta, kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj tha se kundërshtarët politikë kanë vetëm hallet e tyre dhe njerëzit i duan vetëm për vota.

“Ku ishin gjithë këto kohë këta që kemi përballë? Kush paguan 100 mijë euro për shfaqje në stadium, nuk është se nuk i ka mundësitë ta ndihmojë Zall-Herrin me një shtëpi apo me pako ushqimore. Ata që paguajnë nga 100 e ca mijë euro me non-grata, nuk është se nuk i kanë mundësitë ta ofrojnë një pjatë supë, ose ta shërbejnë një drekë. Nuk është se nuk dinë, ose nuk kanë, por nuk duan. I duan njerëzit vetëm për vota, i duan vetëm njëherë në katër vjet. Katër vjet ishin në Gjirin e Lalzit dhe tani kthehen mbas 4 vjetësh dhe duan vota. Por votat i kemi për ata që na shërbejnë, për ata që kapin telefonin, për ata që bëjnë rrugët, për ata që bëjnë shkollat, për ata që e çojnë infrastrukturën e ujit fshat më fshat, për ata që jetojnë me ne, shërbejnë me ne, dhe mbajnë fjalën. Dua që secili prej jush të japë një dorë që të dalim fitimtarë, ballëlartë, dhe t’i shërbejmë për 4 vite e ardhshme Zall-Herrit edhe gjithë Tiranës sonë të madhe”, tha Veliaj. 

Koalicioni i çiftit Berisha-Meta, sipas Veliajt, as nuk del më në Tiranë, nuk bëjnë as mitingje, sepse Tirana u ka thënë: “Ik non-grata!”.

“E keni vënë re që nuk dalin më në Tiranë? S’dalin më, se Tirana u ka thënë ik, non grata! Sot keni vënë re që nuk flasin më për kulla? Saliu vetë jeton në kullë, ngjitur me shkollën “Kosova”. Zyrën e ka në kullë, është ajo kulla ngjitur me Rogner. Ilir Meta është një ndër ndërtuesit më të mëdhenj. Shikoni tani që u hap Astiri, doli pallati gjigant i Ilir Metës. Ata janë ndërtues. Ata vetë rrinë në kulla dhe ndërkohë thonë: Pse bëhen shtëpitë e Zall Herrit, rrugët e Zall Herrit, urat e Zall Herrit? A ju kujtohet Ilir Meta, kemi qenë tek ura këtu? Lali Eri, - tha - është i paparë! Lali Eri është më i miri në botë! Ilir Meta edhe Saliu kërcejnë si prifti nga belaja. Kur u intereson, ne jemi më të mirët, ndërkohë sot Ilir Meta është tek fleta e votimit për demokratët. Sali Berisha ka vendosur t’i çojë demokratët si cjapi te kasapi dhe të votojnë Ilir Sigurims Metën, tek fleta e votimit. A ka poshtërim më të madh? Si mund të jesh demokrat, të kesh dinjitet, si mund të jesh demokrat që të kesh luftuar sistemin, të kesh kërkuar demokraci-pluralizëm dhe të votosh Sigurimsin?”, u shpreh Veliaj

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Iu vra vëllai nga gruaja e tij, motra e 34-vjeçarit shqiptar: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij! Familja ime u shkatërrua

SHBA/ Iu vra vëllai nga gruaja e tij, motra e 34-vjeçarit shqiptar: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij! Familja ime u shkatërrua