Veliaj: Nisma adopto një çerdhe 
i kurseu bashkisë 2 milion euro

Veliaj: Nisma adopto një çerdhe <br />i kurseu bashkisë 2 milion euro
TIRANË - 2 milion euro i janë kursyer buxhetit të bashkisë nga nisma “adopto një cerdhe” e bashkisë Tiranë.
 
Ishte Kryetari i bashkisë Erjon Veliaj gjatë një inspektimi në çerdhen 30 në Laprakë, i cili publikoi këtë shifër, duke lëshuar një falenderim për bisnesin që rregolloi 29 çerdhe, ndërsa 2 u bënë nga grupet e bashkisë. 

“Sot në të 31 çerdhet e Tiranës ka një brigadë të ngjashme që me një aksion të shpejtë po mundohet të sjelli në terezi institucionet ku u shqërbehet qytetarëve tanë më të vegjel të qytetit, bebeve të Tiranës.
 
29 çerdhe janë adoptuar nga biznesi, 2 çerdhe po bëhen nga stafi bashkisë, në disa çerdhe jemi detyruar ta rrëzojmë të gjithën në tokë dhe ta ngrejmë nga e para. Nëse ne do të kalkulonim vlerën materiale që është investuar do të ishte në vlerën e rreth 2 milion dollarëve. Kjo do të thotë që nëqoftëse ne do ti kishim tenderuar opse prokuruar me paratë e taksapaguesve do të ishte përafërsisht kjo kosto.
” – tha Veliaj
 
Fjalën e tij në prani dhe shumë prindërve që do cojnë fëmijët e tyre në këto cerdhe, Veliaj e mbylli duke nënviuar se bashkia e qytetarëve.
 
Bashkia nuk është e shtetit është e qytetarëve, është zyra që kordinon edhe solidaritetin edhe investimet edhe pastrimin edhe çlirimin e hapësirave të bllokuara.
Dua ti bëj thirrje të gjithë qytetarëve, ne po vazhdojmë aksionin në njësinë 5. Dje kemi pasur disa ndërhyrje me mjete të rënda për të zhbllokuar trotuaret.
E di që disa njerëz mërziten nga këto askione por ju them që në trotuaret që ne lirojmë kalojnë nënat, gratë, gjyshet dhe fëmijet e tyre
”, - tha Veliaj
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën