Veliaj: Nuk përsërisim gabimet e së
shkuarës,sjellim program të detajua

Veliaj: Nuk përsërisim gabimet e së<br />shkuarës,sjellim program të detajua
TIRANË - Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me banorët e Njësisë 10 ku ka deklaruar se është duke u hartuar një program i detajuar, ndryshe nga e kaluara kur formohej vetëm një projekt i përgjithshëm.

Për herë të parë nuk do të kemi një program me projekte konkrete të lagjes. Që të mos bëjmë gabimet e kaluara. Të mos kemi një projekt të përgjithshëm, por një projekt të detajuar. Për të gjithë ne që na kanë poshtëruar dhe na morën e votën e ikën, ka ardhur koha që ta ngremë kokën lart dhe të themi Tirana është e jona ta çojmë në drejtimin e duhur."- tha Veliaj.

Gjatë fjalës së tij Veliaj theksoi se përdorimi i shtetit për të fuqizuar privatin ishte drejtim i gabuar.

Nuk kemi mbërritur në destinacion por jemi në drejtimin e duhur. Sot kriminaliteti nuk ëhstë zero por sot ka më pak krim se atëherë. Nuk jemi në destinacion por jemi në drejtimin e duhur në çështjet e rendit publik. Jemi dakord që universitetet nuk shkëlqejnë por një tufë universitetesh që jepnin diploma që nuk vlenin për asnjë gjë janë mbyllur. Nuk bën vaki që të zbulohet sot një rast korrupsioni në shëndetësi dhe ai që bën korrupsion mos largohet. Të përdorësh shtetin për të fuqizuar privatin ishte drejtim i gabuar.”­ u shpreh kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës. 
 
Më tej Veliaj theksoi se pas kandidatëve për PD­-në fshihet Lulzim Basha dhe Sali Berisha, të cilët nuk dalin dot në fushatë pasi njerëzit u kujtojnë premtimet e pambajtura.

Nuk dalin në Tiranë se e kanë kuptuar që sa herë dalin u kujtojnë njerëzit premtimet që nuk kanë mbajtur. Këdo kandidat që të sjellin ne nuk harrojmë që mbas tij që është Saliu dhe Luli. Hiqen si mbështetës të popullit. Më mirë të jemi askush dhe të ndershëm se dikush dhe të poshtër që gjithë populli i përbuz. Të gjithë ne askushët që na kanë tallur, ka ardhur koha të ngremë kokën lartë dhe të drejtojmë kurrizin dhe të themi Tirana është e jona dhe do e çojmë në drejtimin e duhur.”­ u shpreh Veliaj.

Veliaj kritikoi rivalin e tij Kosova, se nuk po flet me projekt konkrete por me barcaleta me personazhe nënat e kryeqytetit.

Veliaj premtoi se ndër vendimet e para që do marrë në krye të bashkisë do jetë shkarkimi i Florencë Hoxhës, si shembulli i arrogancës. Ndërsa akuzoi Bashën për paftësi, pasi nga 16 milionë dollarë fonde për çerdhet dhe kopshtet nga qeveria këtë vit, Basha nuk ka harxhuar as 1 % të fondit.

Veliaj: PDIU jo të majtë, por të djathtë inteligjentë
Gjatë takimit me banorë të njësisë Nr 10, pas shqetësimit të një banori për tregun çam, Erion Veliaj vuri në dukje se edhe bashkimi i PDIU-së në koalicionin e ASHE, nuk e bën atë të majtë, por një të djathtë inteligjente. 

Xhafaj: Veliaj ka ndërtuar jetën e tij do rindërtojë edhe punën në qytet
Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj gjatë një takimi me banorë të Njësisë nr 10 bashkë me kandidatin e së Majtës për bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, tha për këtë të fundit se është një person që ka jetuar me hallet e këtij qyteti dhe ka ndërtuar jetën  e tij vet. Një njeri i tillë sipas Xhafajt  është në gjendje te rindërtojë edhe punën në një qytet.

"Erioni nuk është i importuar në këtë qytet, është djalë në këtë qytet. Është lindur, ka jetuar me hallet e këtij qyteti dhe ka ndërtuar jetën e tij vet. Një njeri i tille është në gjendje të rindërtojë edhe punën në një qytet. Erioni nuk është rastësisht ne politike. Nuk më pëlqen kur dikush kërkon t’ia tjetërsojë. E njoh unë dhe koleget e PS,Erioni kishte karrierën e tij, kishte luftuar në jetë, i kishte hedhur hapat me dy këmbët e tij. Hyri në politiken si Erion Veliaj, me MJAFT. Na kritikonte dhe kishte të drejtë. Ne kishim gabime dhe prandaj u larguam nga pushteti. Kishte guximin të përballohej me qeverinë. Vazhdoi në politikë në saj të emrit dhe punës së tij. Mori një ministri që s’kishte emër dhe e ktheu me emër dhe plotësisht në funksion të qytetareve. Prandaj dhe është kandidat për këtë rol."- tha deputeti i PS, Fatmir Xhafaj.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin