Veliaj: Nuk premtoj çudira që të
fshihem nga qytetarët ashtu si Basha

Veliaj: Nuk premtoj çudira që të<br />fshihem nga qytetarët ashtu si Basha
TIRANË - Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me banorë të Njësisë 11 vuri në dukje se ende pa u ndryshuar kreu i Bashkisë, administrata aktuale është larguar nga Tirana duke u përqendruar në Kamzë.
 
“Kanë dezertuar Tiranën, se thonë e kemi të humbur, të paktën të marrim Kamzën.”- u shpreh Veliaj.

Më tej Veliaj vuri në dukje se ai nuk premton çudira ashtu si Basha i cili tashmë fshihet nga qytetarët e Tiranës.
 
“Nuk premtoj çudira si trami apo shpërblimi për gol. Luli fshihet në Tiranë se i thonë ku e keni Tramvajin dhe sa lek ke dhënë për sportin”- tha Veliaj, i cili duke u ndalur te sporti tha se përveç ekipit të Tiranës do të ndihmohen edhe ekipet e tjera të kryeqytetit.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos