Veliaj: PD nuk pranon debat publik
Kosova u zgjodh për të humbur 

Veliaj: PD nuk pranon debat publik<br />Kosova u zgjodh për të humbur 
TIRANË - Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka takuar pasditen e sotme banorë të Njësisë Nr7 në kryeqytet ku ka përsëritur thirrjen e tij për debat publik.

Teksa ka ftuar edhe njëherë kundërshtarët e tij për një debat publik para zgjedhjeve të 21 qershorit, Veliaj është shprehur se ata nuk duan të vijnë në një debat sepse kanë çuar në zgjedhje një kandidat që të humbë betejën e Tiranës.
 
Dua shumë sot që të kemi dhe një moment ku të ngremë shqetësime konkrete. Basha shkon në çdo shesh veç Tiranës se këtu nuk ia mban të vijë dhe bën thirrje që ti japim pushtetin  bashkisë për të rrëzuar qeverinë. Unë jam krenar që jam shok i Ramës dhe punoj me të, Pushteti është mjet për të punuar për të ndërtuar parqe, nuk është gur e as hanxhar që të godasim pushtetin. Ne mund të jemi të mërzitur nga rezultatet e Tiranës në 2011 por jemi të bindur pas katër vitesh për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur”.
 
Një prej banorëve e pyet Veliajn për ndriçimin publik dhe ai premton: “Kjo historia e ndriçimit publik shkon në një histori me shumë gjëra të tjera që nuk shkojnë mire.  Në Bashkinë e Tiranës janë 250 vetë që duhet të merren me ndërrimin e llambave të bashkisë por ata punojnë vetëm për mitingje. Nuk është çështje lekësh se rrogën e marrin por çështje shembulli sepse kur nuk vjen kryetari në punë nuk do vijnë edhe vartësit. Nëse kapiteni është dështak pse duhet ët punojnë 260 vetë. Tirana ka 14 mijë poça të cilat digjen shpejt. Po të fluturosh tani natën në Tiranë sheh që është një terr total. Ka ardhur koha ti themi Bashës dhe 260 vetëve, faleminderit për punën deri tani por s’jeni për këtë punë ju kështu që udhë e mbarë. Ujësjellësi ka 1800 punonjës vetëm për ujin. Çdo 3-4 muaj na ndërrojnë sahatët e banorëve, dhe u merrnin të vjetrit duke bërë tender edhe për të blerë sahate edhe për të shitur të vjetrit për skrap. Unë skam ndërmend të iki nga Shqipëria se do jetoj këtu e do punoj që ti jap Tiranës drejtimin e duhur".
 
Referuar pyetjes së një banoreje për ambientet sportive, Veliaj u përgjigj: “Unë jam i apasionuar pas sportit dhe  e kam ndierë edhe vetë që ky qytet që pas Edi Ramës ska pasur asnjë investim për terrenet sportive se ata të Shqupit nuk e dinë çfarë është sporti dhe terreni sportiv. Edhe në muajin e fushatës ata nuk investuan për të krijuar terrene sportive por betonizuan edhe ato pak terrene që kishin mbetur. Basha kishte plan të shtonte kafenetë në Tiranë jo të shtonte ambientet në shërbim të qytetarëve. Unë do bëj në bashki atë që bëra në ministri. Sot 6 mijë metër katror hapësira mes pallateve janë liruar falë INUK dhe bashkia se ka marrë mundin që të shtojë një hapësirë të gjelbërt. Në 21 qershor do ti nxjerrim jashtë me karton të kuq nga bashkia. Pas dy javësh do të shpalosim programin tonë që të shihni me detaje çdo projekt që kemi ne. Jo vetëm terrenet sportive por edhe për parkingjet duhet të flasim bashkë që të mësojmë se si të përdorim ambientet e përbashkëta".

Redaksia Online
(f.m/a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos