Veliaj përuron ambientet e reja të
kopështit ‘’Bambi’’, dyfishohen vendet

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përuruar ambientet e reja të kopshtit “Bambi” në Njësinë Administrative nr. 10. Tiranës i është shtuar edhe një kopësht tjetër i rikonstruktuar i cili do të mirëpresë 200 fëmijë çdo ditë. Kapaciteti i dyfishuar i vendeve ka ardhur pasi u vunë në shërbim ambiente të pashfrytëzuara më parë për shkak të lagështirës.
 
 “Kemi një kopësht me dyfishin e kapacitetit, i cili shkon nga 100 në 200 vende. Gjithashtu, kemi një fluks të jashtëzakonshëm kërkesash nga prindërit për të sjellë fëmijët e tyre në kopshte publike, sepse janë më të lira dhe me cilësi më të mira si në ushqim, ashtu edhe në kujdestari dhe infrastrukturë”, tha kryebashkiaku Veliaj, i cili shtoi se kopshtet nuk do të mbyllen as gjatë muajve të verës. “Lajmi i dytë i mirë është se pas disa vitesh, praktika e vendosur jo zyrtarisht në bashki që i mbyllte kopshtet gjatë muajit gusht, merr fund këtë verë. Pra, në qytetin e Tiranës kopshtet dhe çerdhet nuk do të mbyllen gjatë muajit gusht, në mënyrë që prindërit që i kanë bërë pushimet ose nuk kanë patur mundësi t’i marrin ato, të kenë një hapësirë ku të lenë fëmijët edhe gjatë këtij muaji”, deklaroi Veliaj.
 
Veliaj kërkoi mirëkuptimin e prindërve që kanë shtuar kërkesat për më shumë kopshte e çerdhe, ndërsa shprehu besimin se në vitet në vijim hapësirat do të shtohen, për të akomoduar më shumë fëmijë. Ai sqaroi gjithashtu se çdo leje e re ndërtimi do të kushtëzohet me ndërtimin e një institucioni social apo arsimor. “Me planin e ri vendor Bashkia e Tiranës do të aplikojë politikën se çdo leje ndërtimi do të kushtëzohet me ndërtimin e një kopshti, një çerdhe ose një shkolle, sepse është e vetmja mënyrë që teksa Tirana urbanizohet, krijojmë më shumë mundësi për ata që zgjedhin të jetojnë në Tiranë”, shpjegoi Veliaj.

veliaj

veliaj

veliaj

veliaj

veliaj

Redaksia Online 
Al.N/Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve