Piramida e Tiranës do të jetë një godinë transparente dhe plot dritë, për të krijuar idenë e një vendi që merr frymë në Tiranë. Për këtë parashikohen që të përdoren sa më shumë xhama, për të bërë të mundur që drita natyrale të dominojë në ambientet e brendshme të saj. Gjithashtu ky projekt synon të krijojë Simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi gjatë prezantimit se projekti i transformimit të Piramidës do të ruajë disa nga vetitë nostalgjike të kësaj godine siç është rrëshqitja në muret e saj, por do ta kthejë atë edhe si një pikë panoramike për qytetin.
Për ata që e admirojnë vendin qoftë edhe për atë rrëshqitjen edhe ajo do bëhet më e mirë. Duke qenë se do kemi një përdorim të kësaj që sot është vetëm një zhguall si nga lart për pjesët soditëse, për pjesët turistike, për pjesët e vizitorëve, si për ata që duan të kenë një hapësirë panoramike të Tiranës, por sigurisht edhe për faktin që jemi në zemër të Tiranës. Dhe për njerëz që do shkojnë të bëjnë kursin e kompjuterit ngjitur me zyrën e kryeministrit unë nuk besoj se do kishte një adresë më tunduese për të shkuar dhe mësuar teknologjinë e informacionit.
Erion Veliaj
Ai shtoi se krahas projektit të rikonstruksionit të kësaj godine, ajo që do të marrë një rëndësi të madhe është edhe zbatimi i modelit TUMO, një nga projektet që do ta kthejë Tiranën në një nga qendrat më të mëdha te zhvillimit të teknologjikë krijuese jo vetëm në rajon.
Më vjen mirë që sot janë Tirana dhe Parisi, dy stacionet e reja të TUMO-s dhe besoj që tani jemi në garë me kolegët tanë në Paris që kush përgatit më shpejt terrenin për të filluar me këtë situatë. Në një farë mënyrë është pallati i pionerëve për teknologjinë e informacionit, ku të gjitha këto teknologji të 15 viteve të ardhshme do kemi mundësi ti përdorim. Besoj se edhe në Tiranë do na duhen shumë prej këtyre teknologjive. Më vjen mirë që edhe në Tiranë ne kemi uri për dije që do të lindin nga kjo piramidë, le më pastaj se çfarë mund të përdorim në të ardhmen
Erion Veliaj
Duke e vlerësuar bashkëpunimin me AADF-në si një garanci për suksesin e këtij projekti, Veliaj theksoi se ky projekti do ti jap Tiranës një tjetër xhevahir të çmuar pas sheshit “Skëndërbej: dhe Pazarit të Ri.
Më në fund kemi një projekt që e përfshin të gjithë këtë diapazon dhe më duket sikur po e bëjmë këtë bisedë në Suedi se Suedia ishte vendi tjetër që u fillon kodimi i fëmijëve që në klasë të parë. Në Tiranë ne do të fillojmë të kodojmë, të merremi me robotikë, me inteligjencë artificiale, softëare design dhe me gjithë programet që dëgjuar nga miqtë tanë nga Armenia, nga mosha 5 vjeç deri 35 apo 45 vjeç dhe kurdo që dikush do të ndihet i gatshëm. Sigurisht që fokusi më madh do të jetë për pjesën e atyre që janë në moshë shkollore, pra shkolla 9 vjeçare dhe e mesme dhe pastaj sigurisht do kemi programe të veçanta edhe për ta që janë në moshë më të rritur, moshë universitare apo punë të tjera që duan të bëjnë. Ideja është që të shkohet në një vend të bukur, jo në një tjetër shkollë ku dikush shkon me detyrim se do marrë një notë por në një hapësirë që është jo vetëm në zemër të qytetit por që është edhe xhavahiri më i çmuar i qytetit, pas projekteve që kemi bërë në sheshin Skënderbej dhe Pazarin e Ri.
Erion Veliaj
Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. Risi e revitalizimit të qendrës qëndron në faktin se modeli TUMO është një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Të rinjve do t'u jepen mjetet dhe njohuritë që kanë nevojë për të arritur potencialin e tyre dhe ata do të jenë në gjendje të zhvillojnë aftësitë e tyre të të mësuarit për t’u përballur me sfidat e shekullit 21. Programi i të mësuarit TUMO përbëhet nga aktivitete të vetëmësimit, workshope dhe laboratorë në 14 programe të ndryshme nën mbikëqyrjen e ekspertëve më të mirë nga e gjithë bota .
Programet që do të ofrohen nga TUMO janë:
- Animacion
- Zhvillimi i Lojërave
- kinematografia
- Web Design
- Muzikë
- Shkrim
- Vizatim
- Dizajn Grafik
- Modelimi 3D
- Programim
- Robotikë
- Grafika e lëvizjes
- Fotografi
- Media e re
Piramida xhevair kurse teatri jo. Hajde popull hajde..
Përgjigju