Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës Erion Veliaj është ndalur në Vorë, Bashki e cila do të shkojë në zgjedhjet e pjeshme vendore, ku ka deklaruar se fitorja për këtë forcë politike do të jetë edhe më e thellë se ajo e 25 Prillit. Duke ironizuar zhvillimet në Partinë Demokratike Veliaj tha diferenca mes atyre që fokusin e kanë te foltoret dhe lufta e brendshme dhe partisë së fokusuar te problemet reale të njerëzve sot është më e qartë se kurrë më parë.
“Shikoni ata që kishim ne përballë. Janë duke u zënë me foltoret, cirku që shkon fshat më fshat. “Çfarë do ndodhë me Saliun dhe çfarë do ndodhë me Lulin?!” U provua ajo që ne thonim në fushatë, - këta nuk e kanë mendjen tek hallet e njerëzve, këta e kanë mendjen ku janë vetë. Fakti që ata janë duke u marrë me hallet e tyre, do të thotë që për popullin s’u ra kurrë në mend. Iu duheshin votat vetëm për atë moment, pastaj pas 25 prillit nuk janë dukur më se e kanë mendjen tek foltorja. Kurse ne duhet të fokusohemi aty ku e kanë mendjen njerëzit, aty ku e kanë hallin njerëzit, aty ku duhet të zgjidhim çështjet e njerëzve duke filluar nga ndërtimi deri tek shtëpia e fundit apo tek çdo nevojë tjetër,” u shpreh Veliaj.
Ai tha se Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Partisë Socialiste për zgjedhjet e fundit lokale dhe tashmë është koha për të rindezur motorët elektoralë edhe në 2 bashkitë e Qarkut të Tiranës të mbetura pa kryetar të legjitimuar nga zgjedhësit.
“Ne morëm vendimin e drejtë nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias që zgjedhjet vlenin. Kështu që ne po përgatitemi për zgjedhje në Rrogozhinë dhe në Vorë, ku do të fitojmë më thellë seç fituam në datën 25 prill, se po të shikosh ata që kishim përballë s’janë dukur më. LSI-ja e ka mbyllur komplet qepenin, ai dyqan nuk shet më, është komplet për likuidim. Ndërsa ata të tjerët janë cirku në fshat me foltoren. Ndaj ne kemi një argument për këto pak ditë sa na kanë ngelur deri në zgjedhjet e ardhshme edhe këtu në Vorë, për t’u thënë njerëzve që kemi qenë këtu me ta dhe meritojmë sërish besimin e tyre. Na dhanë një besim të paimagjinueshëm, duhet t’u jemi shumë mirënjohës dhe të bëjmë çmos që të mos zhgënjehen dhe t’i çojmë deri në fund të gjitha premtimet,” deklaroi Veliaj.
Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë shtoi se Partia Socialiste është në pritje të të vendimit të presidentit dhe të KQZ-së për nisjen e fushatës, ndërkohë që krahas analizës në cdo njësi pritet të nisë dhe një tur falënderimi për të gjithë ata që kanë kontribuuar në fitoren e 25 Prillit.: Ata me cirkun e foltores, ne me njerëzit që na dhanë besimin
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës Erion Veliaj është ndalur në Vorë, bashki e cila do të shkojë në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku ka deklaruar se fitorja për këtë forcë politike do të jetë edhe më e thellë se ajo e 25 Prillit.
Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë shtoi se Partia Socialiste është në pritje të të vendimit të presidentit dhe të KQZ-së për nisjen e fushatës, ndërkohë që krahas analizës në cdo njësi pritet të nisë dhe një tur falënderimi për të gjithë ata që kanë kontribuuar në fitoren e 25 Prillit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ironizuar zhvillimet e papritura në selinë blu, ku dy drejtuesit e forumeve më të rëndësishme të PD, Albana Vokshi dhe Belind Këllici janë bërë protagonistët e radhës së betejës mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Veliaj ka deklaruar se nuk është aspak cudi që drejtuesit e Forumit të Gruas dhe të FRPD-së të jenë të përjashtuarit e radhës nga grupi parlamentar i kësaj force politike pas të ashtuquajturës “reformë” nga kryetari i Partisë Demokratike, i cili pasi i përdori për të bllokuar punët e Bashkisë tani po i përzë nga partia.
“Ky Luli është i paparë, shkon dhe bën mish për top ata që ka përdorur më shumë, se ju e dini, kur thotë ai “reformë forumi i gruas” dhe “reformë forumi i rinisë”, e ka fjalën që duhet të heqim këta të dy se janë të Saliut. Më pëlqen që ata që kanë qenë më naivët që janë përdorur nga Luli. E përdori çunin e Fahriut për Astirin, pastaj e hoqi. E përdori këtë të FRPD-së për të bllokuar në Kombinat, tani e hoqi. Nxirrte Albana Vokshin tek shkolla “Jeronim de Rada” të bllokonte shkollën aty, tani e hoqi. Kështu që këshilla ime për këta që bllokojnë punët e bashkisë sonë është: Mos shkoni mish për top, se pasi keni dalë në TV duke bllokuar punët e bashkisë, ju vjen mandata nga Luli që ju përzë nga partia.", tha ai.
Veliaj tha se e njëjta situatë tashmë po ndodh me protestën e udhëhequr nga PD në lagjen e re të Tiranës “5 Maji”, ku dy figurat e përdorura janë Alfred Rushaj dhe Agron Gjekmarkaj.
“E njëjta gjë ndodh tek “5 Maji”. Ne hapim terrenin aty për pallatet dhe po i themi atij që ka zaptuar “s’po të gjykojmë që ke zënë pronën e bashkisë. Ke 200 metra në breg të lumit me kasolle në ujëra të zeza, po të japim 200 metra në një pallat të Stefano Boerit”. Këtij nuk i ka rënë fatkeqësia, këtij i ka rënë bingo. Por partia do që të protestojë dhe ai “Bregu i Lumit”, do vazhdojë të hajë karriera politikanësh sepse Luli është njësh, i përdor për këto dhe pastaj na i pastron vetë nga rrugët dhe shkon e i flak,” u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.
Deklaratat Veliaj i bëri nga Vora, ku zhvilloi një takim me forumet drejtuese të Partisë Socialiste si drejtues politik i Qarkut, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e pjesshme vendore që prekin edhe këtë njësi vendore.
Nuk e di nese zoteria, me detyre kryetar bashkie, ka ndonje qe e konsulton nga ana ligjore. Pasi qe diten e pare te punes dhe deri me sot deklaron pa pike kulture te ligjit. Nuk jam as me PD apo LSI dhe as me PS xhanem. Te gjithe jane njesoj, hajdute por me ID te ndryshme. Nejse, zoteria deklaron se GjK ibdha te drejte Partise Socialiste. Shkova dhe bera ca kerkim dhe rezulton se PS nuk i ka kerkuar GjK te shprehet per ndonje gje. Presidenti, kreu i shtetit, dhe nje organizate vendoresh ka kerkuar. GjK ka vendosur ne lidhje me kerkesat e tyre, duke mos i pranuar. Tani se si zoteria arrin ne konkluzionin se PS kishte te drejte, ligjerisht, pak larg per tu kapur. Porse aho qe deshmohet qarte, eshte partizimi i skajshem ne mendjen e te zgjedhurve tane qe, ne vend te kryejne detyren dhe sillen ne baze e per zbatim te ligjit, flasin ne menyre komplet te papergjegjshme. Kesisoj shkelin etiken, shperdorojne detyren dhe minijne cdo dite e me shume besimin e publikut tek keto organe.
Përgjigju