Veliaj: Po u kthye Topi
në politikë, ka konkurrencë

Veliaj: Po u kthye Topi<br />në politikë, ka konkurrencë
TIRANE- Erion Veliaj, sekretar për Rininë dhe Emigracionin, flet në një intervistë për Shqiptarja.com, për disa nga prioritet e punës së PS në vitin 2012, por edhe ngjarje të tilla si vetëkandidimi i Nanos për President, apo çrregjistrimin e Islamit nga PS
Zoti Veliaj, nga do të nisë axhenda juaj për pozicionin e ri të punës në PS?
Puna me të rinjtë dhe emigrantët do të jetë një sfidë. Mosha mesatare e Shqipërisë është 30 vjeç dhe më shumë se 1/3 e Shqipërisë jetojnë jashtë. Kjo demografi ka përgjigjet e zhvillimit të Shqipërisë në këtë shekulli. Ndërkohë papunësia tek të rinjtë është mbi 40%, dhe varfërinë e tyre e kompesojnë emigrantët me dërgesat që janë sa 20% e buxhetit të shtetit. Kjo është pjesa alarmante. Sot nuk na lipset vetëm një mënyre për të tërhequr votën e të rinjve, por dhe një program se si qeveria e re do të sigurojë vende pune e arsim të dobishëm për ta. Sot nuk na lipset vetëm vota e emigrantëve, por prova se Shqipëria i mirëpret jo veç si 'bankomat dërgesash' por si aksionerë politikë të fateve të vendit. Axhenda jonë për të rinjtë filloi me Rilindjen Shqiptare - programin ku PS u angazhua për buxhetin e arsimit 5%, rrjetin e kolegjeve profesionale dhe incentiva bizneseve që punësojnë të rinjtë. Kurse për emigrantët, Rilindja Shqiptare shprehu qartë ambicien e partisë më të madhe të Shqipërisë për të mundësuar votën e emigrantëve, paketë financiare pë rata që kthehen në Shqipëri, dhe dedikimin e rrjetitit konsullor e medias publike për nevojat e tyre në dokumenta dhe edukim.

Duke folur për emigracionin, cili është projekti konkret i PS për të bërë realitet qëndrimin politik të deritanishëm për votën e emigrantëve shqiptarë?
Fillimisht duhet vullnet politik. E kjo kërkon dhe votat e palës tjetër. PS do ta përfshijë votën e emigrantëve në propozimet për zgjedhjet e ardshme. Kujtoj se PD e rrëzoi në komisionin e ligjeve këtë propozim në vitin 2008. Ky është një shans i dytë për Berishën e PD që patriotizmin ta konkretizojë me vepra, e jo me fjalë. Nëse kjo arrihet, pjesa teknike është më e lehtë. Mes disa varianteve si ai elektronik, pranë shërbimeve diplomatike, apo me agjenci ndërkombëtare të postës së sigurt, ky i fundit ka më shumë kredibilitet e përdoret dhe nga vendet e rajonit si Italia, Kroacia etj. Kujtoj se Kosova në 1 vit shtet e realizoi këtë sistem. Shqipëria në 100 vjet shtet, ende nuk e bën për 1milionë e më shumë shqiptarë jashtë vendit. Koha është tani!

Çfarë duhet bërë që programi politik të mos mbesë vetëm demagogji liderësh?
Kjo fjala 'programi' shumëkujt i kujton programet e kompjuterave që e bëjnë një sistem të funksionojë. Dhe analogjia vlen. Një program kompjuterik 'open-source' është më demokratik sepse i lejon përdoruesve ta pasurojnë dhe përshtasin sipas nevojave të tyre. Ky ëshhtë koncepti që kemi ofruar për Rilindjen Shqiptare. Me grupet e punës që u shpallën pardje, ka të paktën 21 ekipe përdoruesish që mund ta aksesojnë dhe pasurojnë në të gjithë kapitujt e tij. Turi i dëgjesave për programin do ta çojë këtë projekt në çdo cep të vendit gjatë 2012.

Sa mundësi ka që partia që do të themelojë Bamir Topi të hyjë në aleancë me ju?
Monopolin për ndryshimin e vendit nuk e ka vetëm e majta, edhe pse PS po mban barrën më të madhe në opozitën me regjimin privat të Saliut. Ka plot të djathtë që gjithashtu nuk ndihen mirë që jetojnë në vendin më të papunë, më të korruptuar e më jodemokratik të Europës. Ka plot të djathtë që nuk janë dakord që të shitet deti, që nuk pranojnë vjedhjen e votave, që revoltohen nga gjaku i shqiptarëve në bulevard. Për këdo që e sheh despotizmin 20 vjeçar të Berishës si gur pengese për përparim, ka vend në misionin e të qenit opozite dinjitoze shqiptare. Sigurisht Bamir Topi është i djathtë, dhe përtej reagimit të mundshëm të tij si aktor i dorës së parë në skenën politike shqiptare ndaj këtyre të këqijave, asgjë nuk e lidh politikisht me ne. Por nderkohë, kjo s'më pengon të shpreh respekt edhe për mënyrën sesi ai deklaroi plot dinjitet se vitin e ardhshëm Shqipëria do të ketë një president tjeter. Le ta pranojmë, që kulturalisht mes Bamir Topit dhe figurave të regjimit të sotëm ka një hendek të madh. Në rast se Bamir Topi do të rikthehej në betejen politike, do të ishte padyshim një garues për t'u çmuar si qytetar e demokrat.

Ju me "Mjaft" keni kërkuar dikur largimin e Nanos. Ka qenë Edi Rama aleati juaj në atë kauzë?
Sigurisht që jo, e ka plot dëshmitarë për këtë. Edi Ramën e kam njohur kohë pasi ishte krijuar MJAFT dhe pasi kishim dalë hapur me një duzinë aksionesh anti-qeveritare. S'besoj se ka njeri sot qe i ka mendtë në kokë e që thotë se mungesa e energjise, degjenerimi i arsimit, mbytja e emigrantëve në det, apo qeverisja nga buzuku ishin gjeste që s'revoltonin për protestë gjithë shqiptarët.

Përjashtimi, si në rastin e Islamit, a rrezikon të krijojë të tjera hendeqe brenda PS?
Fakti që çrregjistrimin e Islamit nga PS, e vajtuan kaq shumë kundërshtarët e opozitës, është shumë domethënës.

Vetëdeklarimi i Nanos për President, a e ka joshur PS për ta parë atë një kandidat dhe a ka deri më tani një paketë "kriteresh" për kandidatin e majtë për këtë post?
Ky është një debat për vitin 2012, se hallin në Shqipëri nuk e kemi si t'i gjejme punë një njeriu, por 1 milionë njerëzve. Ndërkohë ju kujtoj që viti ku jemi po përfundon me një lajm të keq: familjet e zakonshme po fitojnë më pake paguajnë më shumë. Ndërkohë që për këtë Vit të Ri jo vetëm që s'ka rrogë e shpërblim nga qeveria, por janë më të ekspozuar se ansnjëherë ndaj pamundësisë për të blerë në tregjet me çmime stratosferike. Këto janë hallet e Shqipërisë sot! E zgjidhja e këtyre halleve përbën 'paketën e kritereve' që presidenti, kryeministri e çdo shërbëtor publik duhet të plotësojë në të ardhmen.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?