Veliaj pret Presidenten e Hungarisë, Katalin Novák, i dhuron Çelësin e Qytetit: Ejani në Tiranë, si në shtëpinë tuaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot Presidenten e Hungarisë, Katalin Novák, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë. Veliaj, i cili i dhuroi presidentes hungareze ‘Çelësin e Qytetit’, u shpreh se kjo dhuratë, e kthyer tashmë në traditë të Bashkisë së Tiranës, është një simbolikë e bujarisë dhe mikpritjes shqiptare.

“Kur ishim fëmijë, në komunizëm, prona private ishte e ndaluar. Nuk kishte asgjë të cilën mund ta zotëroje, as makinë, as tokë, madje edhe apartamenti ku banoje ishte në pronësi të shtetit. Por, kishte diçka që na habiste shumë, pasi çdo nënë ose çdo shtëpi kishte një çelës shtesë dhe kur ndonjë kushëri apo miq të prindërve të mi vinin në shtëpi, para se të largoheshin nëna ime u jepte si dhuratë një kopje të çelësit. Unë si 9-10 vjeçar habitesha nga kjo gjë dhe pyesja “pse duhet t’u jepnim atyre një kopje të çelësit të shtëpisë”. Nëna më përgjigjej: “Ne nuk kemi shumë, por atë që kemi duhet ta ndajmë”. Ndaj, dhënia e një kopjeje të çelësit ishte në një farë mënyre shenjë e varfërisë ekstreme, sepse nuk mund t’i përcillje miqtë me dhurata, por gjithashtu edhe një shenjë e madhe bujarie” u shpreh Veliaj.

Ai vlerësoi faktin se Shqipëria dhe Hungaria kanë një histori marrëdhëniesh mjaft të mira së bashku, por ajo mbetet sërish për t’u shkruar me bashkëpunimin që do të vijojë në të ardhmen mes dy vendeve.

“Hungaria ka qenë një mike e Shqipërisë prej shekujsh dhe sado që e dua historinë, të kthesh kokën nga e kaluara të frymëzon, por nuk flet shumë për të ardhmen. Ajo që flet më shumë për të ardhmen është ajo që ne po bëjmë tani, ajo që ju po bëni me kompanitë hungareze, ajo që po bëni me mbështetjen teknike hungareze për ujin dhe me miq të mrekullueshëm si ju. Ndaj, le të jemi miq të mëdhenj të historisë, por le ta farkëtojmë historinë së bashku për 500 vitet e ardhshme. Në emër të qytetit të Tiranës, do doja t’ju dhuroj Çelësin e Qytetit dhe konsiderojeni Tiranën si shtëpinë tuaj të re,” u shpreh më tej kryebashkiaku Veliaj.

Presidentja Novák vlerësoi edhe mikpritjen dhe miqësinë me Shqipërinë dhe shqiptarët teksa ftoi kryetarin e Bashkisë për vizitë në vendin e saj.

“Ne hungarezët njihemi si njerëz të gjallë dhe miq të mirë sepse jemi të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me të tjerët. Jemi gjithashtu të hapur për diskutime, ju e dini këtë. Kjo gjithashtu, nënkupton që nëse mbështetesh një herë tek ne, mund të mbështetesh gjithmonë. Kjo është arsyeja pse ne jemi bërë miq me popullin shqiptar. Unë mund t’ju premtoj se tani që kemi këtë Çelës, nuk do të vijmë kurrë në Tiranë pa lajmëruar më përpara. Gjithashtu, edhe ju jeni të mirëpritur në kryeqytetin tonë, në vendin tonë,” u shpreh ajo.

Presidentja hungareze dhe kryebashkiaku Veliaj vendosën edhe një kurorë në memorialin kushtuar Mbretëreshës Geraldinë.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter