Veliaj prezanton kandidatin Plarent Ndreca: Astiri, një qytet më vete, po i shtohen shërbimet dita ditës

Veliaj prezanton kandidatin Plarent Ndreca: Astiri, një qytet më vete, po i shtohen shërbimet dita ditës

Erion Veliaj dhe Plarent Ndreca

Nga Lagjja 14, e njohur ndryshe si “Astiri” kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi kandidatin për deputet  Plarent Ndreca, numri 20 në listën e Partisë Socialiste për Tiranën.

“Asiri” është një lagje e re me një numër prej 85-90 mijë banorësh që shtohen çdo ditë, bashkë me investimet si nga qeveria, ashtu edhe nga Bashkia e Tiranës, për të sjellë shërbimet e nevojshme sa më pranë.

Kandidati Ndreca tha se ai vetë ka ardhur nga Rubiku në Tiranë me studime, ashtu siç kanë ardhur shumë të rinj që jetojnë te “Astiri”, të cilin e cilësoi si një qytet më vete që të jep plot mundësi.

“Astiri është një qytet mundësish, është mundësi për ju, është mundësi për të bërë gjëra të bukura, është mundësi për të treguar ndryshimin. Siç u tha, me të drejtë ndërsa në Bllok është pak më e vështirë për t’u kuptuar dallimi, këtu në Astir ne e kemi mundësinë për të bërë një dallim së bashku. Nëse nesër unë do jem në parlament, unë do jem një zë shtesë. Unë do jem një presion i vazhdueshëm si për pushtetin lokal, por edhe për pushtetin qendror, që ritmet e investimeve të jenë më të forta dhe gjithë investimet që ka filluar bashkia me shkollat që do prodhojnë një reaksion zinxhir”, nënvizoi Ndreca.

Kandidati u premtoi banorëve se “bashkë do bëjmë një histori suksesi si në rezultatin e PS në lagje, por edhe zhvillimin e kësaj zone, e cila do marrë një hov të fortë dhe do kemi një lagje krejt tjetër pas 4 vitesh”.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj e krahasoi Astirin me një “Vezë surprizash”, që gjithmonë sheh një investim të ri, por theksoi se nuk do i falë kurrë kundërshtarët për “kohën e vjedhur”

“Do fillojmë shumë shpejt me 3 shkolla, 2 në një anë të Lanës, 1 në anën tjetër. Herën e fundit që isha, u hap qendra shëndetësore, pastaj filloi vaksinimi. Kolegët e bashkisë po shihnin bulevardin e ri “Migjeni”, ku ne do vëmë edhe qendrat mobile, qendrat e votimit, për t’u siguruar që kemi edhe aty një hapësirë publike ku mund të përdoret për ditën e votimeve. Unë nuk i mbaj mëri njerëzve në përgjithësi, por një gjë që e kam peng kur vjen puna te kundërshtarët tanë, është vjedhja e kohës. 3 vjet u vodh koha, e cila është e parikuperueshme”, pohoi Veliaj.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik