Veliaj: Profesionali rrugë punësimi 
 Dako: Ti, kolegu im i ardhshëm!

Veliaj: Profesionali rrugë punësimi <br /> Dako: Ti, kolegu im i ardhshëm!
DURRËS - Ndonëse në javën e fundit si ministër, Erion Veliaj, vijon tu bëjë apel të rinjve shqiptar të zgjedhin arsimin profesional, si një mundësi e mirë për të gjetur një vend pune.

Apelin ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Veliaj e ka ripërsëritur edhe në Durrës ku mori pjesë në përurimin e përfundimit të punimeve në shkollën e mesme gastronomike “Hysen Çela” në qytetin bregdetar. 

Sipas Veliaj tashmë të rinjtë dhe familjet e tyre e kanë kuptuar rëndësinë e arsimit profesional.

“Kemi hapur disa shkolla të reja, totalisht të rinovuara, që ata që zgjedhin të shkojnë për arsimin profesional, do të shkojnë dhe në ambiente dinjitoze, do ta trajtohen me respekt nga mësues që e duan arsimin profesional. Të gjithë nxënësit që ndjekin arsimin profesional, do të bëjnë 30% të kohës së tyre praktikë pranë një biznesi dhe më shumë se 30% nëse e është e nevojshme, që ta mësojnë zanatin e tyre në punë. Është e vetmja mënyrë që kjo lidhje e shkollës profesionale me biznesin, me zyrën e punës, me bordin e sipërmarrjes është një mënyrë që garanton punësim për të gjithë djemt dhe vajzat durrsak, që po studjojnë Hoteleri-Turizëm, Peshkim, Dizajn etj”, - tha Veliaj.

Në takimin me nxënësit në shkollën profesionale “Hysen Çela”, ishte i pranishëm dhe Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako i cili përmendi se me ministrin Veliaj do të jetë koleg pas 21 qershorit. 

“E gjithë vëmëndja jonë është e orientuar drejt shkollave profesionale, në këto momente kur tregu i punës kërkon njerëz profesionist dhe të aftë. Dua të falenderoj ministrin, kolegun tim të ardhshëm Erjonin për punën e madhe që ka bërë për shkollat profesionale”,  - tha Vangjush Dako.

Kjo është java e fundit si Ministër i Mirëqenies Sociale për Veliajn dhe në mbledhjen e nesërme të qeverisë do t'i paraqesë Kryeministrit dorëheqjen, pasi do të jetë kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës.
 
Në 2014 “bum” regjistrimesh në shkollat profesionale
Në shtator të 2014-s, ministria e Mirëqenies Sociale dhe shkollat profesionale u “detyruan” të shtynin afatin e regjistrimeve në këto shkolla. Vendimi erdhi pas interesit të lartë të shumë nxënësve të cilët ndryshe nga vitet e kaluara, preferonin profesionin përpara gjimnazit.

Për herë të parë në 2014-, u regjistruan rreth 40% e të rinjve në këto shkolla. Interesi në rritje erdhi pas nismave të ministrit Erion Veliaj për ti orientuar të rinjtë drejt profesionit, aty ku ata mund të gjenin një vend pune. Po kështu nisma pati sukses dhe falë marrëveshjeve me bizneset, ku tashmë nxënësit e shkollave profesionale do të zhvilonin praktikën, jo vetëm në ambientet e shkollës por dhe në biznese të ndryshme. Gjithashtu rritja e interesit për profesionet erdhi, pas rinovimit të stafeve dhe ambienteve në të gjitha shkollat profesionale.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin