Veliaj:PS 18 mandate në Tiranë,ta
menaxhojmë fitoren me përulësi

Veliaj:PS 18 mandate në Tiranë,ta<br />menaxhojmë fitoren me përulësi
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë se Partia Socialiste duhet që ta menaxhojë me përulësi fitoren, pasi rreziku më i madh është nëse i hipën vetja në qejf.
 
Ai shprehet se rezultati ishte një përgjigje për opozitën nga qytetarët, se duan punë dhe jo llafe e shkatërrime.
 
Ne besojmë te puna dhe jo te fjalët. Në shumë incidente në Tiranë kam insistuar që modeli i dhunimit dhe shkatërrimit është një model, që populli nuk e do.
 
Kam insistuar që puna e mund dhunën. Tirana ka folur qartë, nuk do dhunë, por punë. Më vjen mirë që Tiranë si bashki, por edhe brenda qarkut.
 
Mesazhi ishte i qartë; vazhdoni që të punoni, ishte një mesazh për të gjithë gjithologët, disa nëpër TV.
 
Duhet të jemi pozitiv me njëri tjetrin.  Tirana ka një memorie të 2005, ku u shkatërrua cdo gjë e mirë nga Zogu i Zi te sheshi Skënderbej, në dy vitet e fundit patëm një hov, tani ndoshta hov edhe më të madh.
 
Në këshillin bashkiak kemi marrëdhënie korrekte me të gjithë aleatët. Duhet ta menaxhojmë fitoren me përulësi, mallkimi më i madh nëse PS i hipën vetja në qejf
” deklaroi ai.
 
PS nesër festë në Tiranë për fitoren
Veliaj lajmëroi që nesër PS do të ketë një festë në sheshin Skënderbej për fitoren në zgjedhje, ndërsa shtoi se e majta arriti që të fitonte edhe në disa bastione të PD.
 
“Në disa zona të djathta, apo lagje që kanë themeluar PD kanë votuar PS”. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail-i i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail-i i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit