Veliaj: PS e bashkuar, me Ramën
 fitojmë edhe zgjedhjet e 2017-ës

Veliaj: PS e bashkuar, me Ramën<br /> fitojmë edhe zgjedhjet e 2017-ës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është besimplotë se Edi Rama është lidershipi i duhur për Partinë Socialiste dhe se nën drejtimin e tij, PS do të fitojë edhe zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Gjatë një interviste për Report TV, Veliaj tha se ky Kongres dëshmon se PS është më e bashkuar se kurrë. Sipas tij, debati i brendshëm, apo zërat kundër, duhen pranuar pasi PS është një spektakël i demokracisë. “Shtëpia politike që ofron më shumë debat, një spektakël i demokracisë, është PS. Sa herë PS hapet, ngjall debat. Një parti do të duhet gjithmonë t’i mbajë dyert e hapura”, u shpreh Veliaj.
 
Z.Veliaj, ishte në pritshmëritë tuaja pjesëmarrja në Kongres?
Kjo është çështje kuotash, pasi në kongres pjesëmarrja është si delegat, ku votojnë zona të ndryshme. Demokracia mund të mos jetë sistemi ideal, por është i vetmi sistem se si përfaqësohet vullneti i shumicës në vendimmarrje. Sa herë PS hapet, ngjall debat. Një parti do të duhet gjithmonë t’i mbajë dyert e hapura. Me ritmet e anëtarësimeve në PS, në qershor do të festojmë përvjetorin me 150 mijë anëtarë.
 
Sa i shërbeu anëtarësimeve të reja debati që i parapriu Kongresit, për mandatin e kryetarit të PS? Kemi edhe një platformë të z.Blushi dhe Lakrorit...Sa i shërben debatit të PS kjo?
Shtëpia politike që ofron më shumë debat, një spektakël i demokracisë, është PS. Për këtë s’ka asnjë dyshim. Besoj që për një idealist, i cili ka pasion të angazhohet, nuk besoj se PS me debatin e saj dekurajon, por inkurajon. Do të dëgjohen edhe kur janë në minorancë. Debati që ne kemi është një kompliment dhe garanci se zëri i gjithkujt do të dëgjohen.
 
Dëgjohen kritikat e z.Blushi?
Besoj që ky është një Kongres për të thënë se cila janë faktet dhe mbi faktet ndërtojmë opinionet. Është shumë e rëndësishme që të ndajmë opinionet nga faktet. Fakt është që Shqipëria ka rritje ekonomike, është një lajm i mirë, që aksidentet kanë rënë dhe vdekshmëria është ulur, fakt është që 40% e nxënësve shkojnë në arsimin profesional, është një lajm i mirë.
 
A është PS në këtë Kongres më e përçarë, më e bashkuar? Si e shihni?
S’besoj se ka një moment në historinë e PS ku jemi më të bashkuar. Debati është gjithmonë një lajm i mirë në PS dhe nën drejtimin e Edi Ramës fituam në 2013-ën, bindshëm në 2015, për të gjithë ata cinikë dhe skeptikë që thonin se reformat vijnë me një çmim. Publiku pranoi që fakti për të bërë shtet, u shpërblye. Edi Rama është lidershipi i duhur në PS dhe këtë do ta faktojë dhe ky Kongres. Për të shënuar fitoren e mandatit të ardhshëm. Unë kam qenë progresist dhe kam qenë pranë të majtës. Jam revoltuar se e majta duhet t’i kishte bërë më mirë disa gjëra. Si aktivist i Shoqërisë Civile asnjëherë s’e kam përdorur dhunën si instrument. Na duhet një opozitë politike dhe një oponencë e Shoqërisë Civile. Lëvizja “Mjaft” përdori humorin, sarkazmën më tepër. Ftoj ata që mendojnë se kanë ide për të dhënë, sepse nuk mjafton vetëm të bërtasësh.
 
Çelja e Kongresit nga ju, disa e kanë kritikuar, disa janë surprizuar...si konsideroni?
Nuk i kam dëgjuar këto kritika përveçse në Tv tuaj. Siç është traditë në çdo qytete, kryetari i Bashkisë mirëpret ata që vijnë nga qytete të ndryshme, një mënyrë për tu uruar mirëseardhjen. PS vendosi që të jepja unë një ton mikpritje. Nuk shoh asnjë argument dramatik në këtë angazhim. Më vjen mirë që ajo frymë pozitive që u vendos në fillim, se ka më shumë gjëra që na bashkojnë, sesa na ndajnë, u theksua sot në Kongres. Këta 3000 mijë të ardhur sot, sjellin edhe të ardhura, pasi do të paguajnë taksën e hotelit. Unë si kryebashkiak do të isha i lumtur sikur 3000 vizitorë ta vizitojnë çdo ditë Tiranën. 

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare