Berisha: Këta vjedhin gjithë ditës, shifni tenderat e tyre, fiton vëllai tenderat e ministrit, e tani hidhet në treg për kryetar bashkie. Kur ka ndodhur dasëm me dy ranunde në kështjellë dhe rroftë mamaja. A e tha vetë? Ai ta thotë që ma bëri mamaja dasmën e unë të mos e them? Ju nuk iu bëri përshtypje që bëri dasmën me parat publike në kalanë e Gjirokastrës.
Por ministri Veliaj i është përgjigjur duke i kujtuar martesën e të birit me kushërirën.
Veliaj: Ti e ke të vështirë të flasësh për martesat. Ne të paktën s’jemi martuar me kushërirat.
Shkëzen Berisha: Askush nuk është lidhur me kushërirat
Shkëlzen Berisha ka reaguar pas deklaratave të Veliajt duke thënë se askush në fisin e tij nuk ështe martuar me kushërira.
"Nje sqarim i shkurter per "Zogun e Rames"
Ne farefisin tone Erion, as per dashuri, as per leke, as per buke, as per burse, as per fonde e as per karriere, askush nuk eshte lidhur/martuar me kushuri/ra, me burra, me grate e shokeve, apo me shoket e grave. E kuptoj qe pasi ke shitur e prekur "fiq" gjithe jeten (qe i vogel) per T'JA DALE e ke te veshtire ta besosh, por eshte e vertete."- shkruan Shkëlzeni.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)