Veliaj:S’mund të japim 130 mijë Euro
për një lojtar që luan 7 minuta gjithsej

Veliaj:S’mund të japim 130 mijë Euro<br />për një lojtar që luan 7 minuta gjithsej
Menjëherë pas letrës publike të bërë nga këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ndaj Bashkisë së Tiranës, ku i kërkonin më shumë vëmendje Erion Veliajt kundrejt klubit të futbollit me më shumë tituj në Shqipëri, ka reaguar edhe kryebashkiaku, i cili ka theksuar se nuk mund të jepen 130 mijë euro, për një lojtar që luan vetëm 7 minuta.

Veliaj ka thënë se,  situata financiare nuk e lejon që të bëjë investime të ekzagjeruara në blerjen e futbollistëve.

Kjo është një ndërmarrje aksionare, ku Bashkia është në minorancë. Ashtu siç unë jam shumicë aksionare në Ujësjellësin e Tiranës dhe vendimet shkojnë siç i propozoj unë, meqë jam aksionar shumicë, edhe në sport klub “Tirana”, vendimet i merr shumica. Bashkia e Tiranës ka vetëm 34% të aksioneve. I kemi kërkuar aksionarit të shumicës, së pari të bëjë një mbledhje aksionarësh. Asambleja mblidhet për të marrë vendime.I kam kërkuar z. Halili të mbledhë asamblenë, të na sjellë disa dokumente. Kur dëgjoj gjëra të natyrës: ‘Na duhen 130 mijë euro për një lojtar që ka luajtur vetëm 7 minuta në Shqipëri’, sigurisht që paratë e taksapaguesve të Tiranës, unë nuk i administroj shkel e shko. 130 mijë euro për 7 minuta, besoj as Ronaldo nuk kërkon! Ajo që kam kërkuar e premtuar si kryetar bashkie është të ndihmojmë të gjitha ekipet”, tha Veliaj.    
 
24 herë kampionët e Shqipërisë nuk po kalojnë një edicion të mirë dhe humbja në derbi i ka zhytur akoma më shumë në krizë.

Klubi i Tiranës është zyrtarisht në dorë të biznesmenit Refik Halili, i cili ka 66% të aksioneve të klubit, ndërsa Bashkia e Tiranës vetëm 34%.
 
Aktualisht Tirana ndodhet në vendin e 4 me 39 pikë, objektiv për këtë edicion mbetet Europa, pasi për titullin kampion gjithçka duket e mbyllur.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar