Veliaj shërben drekën e Kurban Bajramit në Qendrën Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuara në Laprakë: Një qytet i mirë, si Tirana, ka vend për të gjithë

Me rastin e Kurban Bajramit, Bashkia e Tiranës shtroi drekë festive në të gjitha qendrat sociale për familjet në nevojë, të moshuarit dhe personat me aftësi të veçanta.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu drekën në Qendrën Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuara në Laprakë, nga ku uroi të gjithë besimtarët myslimanë për një Bajram plot mirësi dhe dashuri.

 “Një qytet që i trajton të gjithë me respekt, një qytet i mirë, ka vend për të gjithë. Në këto ditë të shenjta festive shpresoj t’ua mbushim jetën me gëzim të gjithë engjëjve që janë këtu. Tirana nuk ka ndryshuar vetëm në infrastrukturë, por edhe në aspektin kulturor dhe social. Sot, të gjithë drejtoreshat e çerdheve dhe kopshteve të trajnuara. Pjesa më e madhe e shkollave të reja janë me ashensor, të aksesueshme nga të gjithë. Por, kam edhe një falenderim për stafin tonë, që punon këtu, sepse meriton respekt dhe mirënjohje”, tha Veliaj.

Ai shtoi se deri dje, në zonën ku ngrihet sot kjo qendër komunitare, ka pasur debat për çështje pronësie, por nënvizoi se Tirana zhvillohet edhe duke negociuar.

“Kur dikujt i ka dalë e drejta e pronës, nuk e diskuton dot askush. Aftësia ime është që, në çdo hapësirë ku dikujt i del e drejta për të zhvilluar pronën e tij, bashkia të marrë një qendër sociale, një kopsht apo një shkollë. Tirana zhvillohet edhe nëpërmjet këtyre negociatave, ku privatit i lë hapësirën e tij, por ama do  japësh diçka për komunitetin, përveç taksës. Por, kam edhe një falenderim special për disa heronj, që ndoshta harrojnë t’i përmendim: e kam fjalën për prindërit, ata janë heronjtë e vërtetë. Janë ata që i kanë kushtuar jetën, që nuk dorëzohen, që refuzojnë të heqin dorë nga kjo detyrë dhe mision. Për prindërit heronj që janë këtu sot, e kam zemrën plot me mirënjohje sepse e kuptoj me çfarë sfide të jashtëzakonshme përballen çdo ditë”, u shpreh ai.

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi