TEPELENE - Berisha diskriminon jugun dhe dëshmia më e qartë është ky aks i cili është kthyer në një gangrenë për qytetarët. Ka qenë kjo kryefjala e takimit të organizuar me qytetarët e Memaliajt, kandidati për deputet i PS të Qarkut të Gjirokastrës, Erjon Veliaj. Zoti Veliaj, ka marrë pjesë në këtë takim, me kërkesën e vetë banorëve të Memaliajt, të cilit kishin dalë spontanisht në urën e qytetit. Nga ana e tyre qytetarët kanë apeluar tek kandidati për deputet i PS Veliaj, që kjo situatë, të zgjidhet menjëherë sapo qeveria e PS të fitojë në zgjedhjet e 23 qershorit. Zoti Veliaj, në përgjigje të interesit të qytetarëve të mbledhur në tubim, ka premtuar se qeveria e ardhshme e PS, do të zgjidhë brenda 100 ditëve problematikën e aksit Tepelenë-Memaliaj 7 km e gjatë duke e shndërruar atë në një aks normal që tu vijë në ndihmë qytetarëve dhe zonës përreth.

Në bashkëbisedim me zotin Veliaj, qytetarët memalijotë, kanë ripërsëritur edhe një herë problemin e aksit Tepelenë-Memaliaj i cili është lënë në mëshirë të fatit prej mëse dy vitesh ndërkohë që zoti Veliaj, u shpreh i bindur se qëllimi kryesor i qeverisë së ardhshme socialiste, është përmirësimi i jetës dhe kushteve të qytetarëve dhe përgjegjshmëri të egzekutivit. Aksi Tepelenë-Memaliaj, është pjesë e superstradës Levan-Tepelenë e cila ka kaluar nga afatet e dorëzimit prej 1 viti.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)