Veliaj: Tabakun e  Bogdanin i kam
shokë,i detyron Berisha t'më shajnë

Veliaj: Tabakun e  Bogdanin i kam<br />shokë,i detyron Berisha t'më shajnë
Trajtim me respekt dhe lehtësim i procedurave burokratike, ishin dy nga çështjet qëkandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, u zotua se do të zgjidhte pas 21 qershorit në dëgjesën e sotme me një grup tregtarësh te zona e njohur si ish Frigoriferi në kryeqytet. Që në fillim të takimit, Veliaj u njoh me disa nga shqetësimet e tregtarëve, të cilët shprehën rezervat e tyre për sjelljen e inspektorëve dhe policëve bashkiakë, procedurat e zgjatura në marrjen e shërbimeve për bizneset e tyre, si dhemungesën e politikave lehtësuese nga ana bashkisë.
 
Veliaj vuri në dukje se Bashkia ka një problem shumë të madh me taksat vendore sepse çdo vit ka mbledhur vetëm gjysmën e tyre. “Kemi vënë re se po të jesh i ndershëm në Shqipëri e në Tiranë ke një kosto më të lartë. Kush është i ndershëm taksohet, detyrohet të paguajë drita e ujë, ndërsa të pandershmit jo vetëm që nuk ndëshkohen, por edhe shpërblehen. Por, trajtimi ‘ca të nënës e ca të njerkës’ do marrë fund”, deklaroi Veliaj. Ai tha se premtimi i kryetarit aktual për të rritur me të paktën 2.5 herë të ardhurat e bashkisë nuk është realizuar. Sipas tij, në rastet kur një biznes është gjobitur pa të drejtë, do të shihet mundësia që të çlirohet nga gjobat dhe kamatëvonesat.
 
Më vjen keq kur shikojinspektorët e tregjeve, që kundrejt rryshfetit, i trajtojnë njerëzit me diferencime. Kjo është e pandershme dhe e padrejtë”, shtoi Veliaj. Ai tha se në Bashki ekziston e njëjta situatë edhe me bizneset që duan të paguajnë detyrimet. “Shteti duhet t’i mirëpresi krahë hapursipërmarrësit që japin para për qytetin”, tha Veliaj. Sipas tij, ai do të angazhohet për përmirësimin rrënjësor të shërbimeve që do të ofrojë Bashkia e Tiranës sepse bizneset janë motorri i zhvillimit ekonomik dhe i punësimit në kryeqytet. Këtu Veliaj hodhi sërish idenë e krijimit të një inkubatori biznesi dhe krijimin e fondit të nxitjes së punësimit, në mënyrë që edhe qeveria vendore të kontribuojë në hapjen e vendeve të punës.
 
Veliaj deklaroi se Bashkia ka nevojë për të përmirësuar efiçencën e investimeve. “Pse të harxhojmë buxhetin e Bashkisë, kur një investim mund ta bëjë privati? Në momentin kur qendra rinore mund të financohejnga një kompani celularësh apo bankë, pse duhet të harxhojmë paratë e taksapaguesve? Kur biznesi trajtohet me respekt dhe si partner, atëherë jep me dëshirë më shumë seç e detyron ligji”, tha ai.
 
Lidhur me shqetësimin për tregjet, Veliaj shprehu idenë për tregje të lëvizhshme, si dhe krijimin e kushteve të mira për shitjen e produketeve që vijnë nga fshati.


Veliaj: Jorida Tabaku dhe Gert Bogdani janë shokët e mi të gjimnazit, i detyron Berisha të dalin e të më shajnë.

Jorida tabaku dhe Gert Bogdani janë shokët e mij të gjimnazit, madje njëri prej tyre ka qenë edhe në shtëpinë time, e ata  do dalin dhe do më shajnë pas pak. Por dihet se kush është pas tyre. Ma kanë thënë edhe vetë. Është një plak 70 vjeçar që u thotë atyre që ik shaj shokët e ngushtë të gjimnazit. Edhe Jorida dhe Gerti vetë do fitojë nga këto. Ky plak ka 20 vet që vetëm këtë punë bën” tha ndër të tjera Veliaj.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Elbasani në festë, titulli i Kategorisë së parë ndez qytetin! Tifozët në rrugë

Elbasani në festë, titulli i Kategorisë së parë ndez qytetin! Tifozët në rrugë