"Mezi pres që nis një punë të re. Nga sot nuk do të jem më Ministër, i kam dërguar Kryeministrit Dorëheqjen time."- tha Veliaj gjatë aktivitetit me stafiin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Gjatë fjalës së tij, Veliaj ka falenderuar bashkëpunëtorët e tij në Ministrinë e Mirëqenies Sociale duke u garantuar se pasi të zgjidhet se kreu i ri i Bashkisë Tiranë do të vijojë bashkëpunimin me ta për të përmirësuar jetën e qytetarëve të kryeqytetit.
Veliaj e ka vlerësuar si një rekord reformat e arritura nga stafi i tij, duke i vlerësuar ashtu si një skuadër Formula 1, ku gjithçka duhet lëvizur me shpejtësi
"Një rekord i vënë në Formula 1 është ndërrimi i gomave dhe sistemi në 1.8 sek. Ne na janë dashur 1,8 vite, besoj se është një rekord për ato që kemi arritur. Ju falënderoj për këtë shpejtësi, por edhe për çdo reformë apo ligj që ka kaluar."- tha Veliaj.
Erion Veliaj ka mbajtur postin e Ministri të Mirëqenies Sociale dhe rinisë nga viti 2013 kur erdhi në pushtet qeveria Rama, duke realizuar edhe reformën e pensioneve.
Gjithashtu ai ndërmori një sërë hapash duke pastruar nga abuzuesit listën e përfituesve të ndihmës ekonomike. Gjatë qeverisjes së PS janë arritur edhe disa marrëveshje me shtete të BE për njohje të viteve të punës.
Veliaj ka falenderuar bashkëpunëtorët e tij në Ministrinë e Mirëqenies Sociale duke u garantuar se pasi të zgjidhet si kreu i ri i Bashkisë Tiranë do të vijojë bashkëpunimin me ta për të përmirësuar jetën e qytetarëve të kryeqytetit.
“Do të gjeni një Bashki që do të bashkëpojë në cdo moment për të rinjtë për të liruar një hapësirë publike për ta. Një bashki e përgjegjshme nuk i mban peng banesat sociale. Një Bashki apo minibashki nuk kalon 1 vit pa u mbledhur për të vendosur për ndihmat sociale. Shqipëria është vendi i mundësive për të gjithë. Tirana do të jetë një qytet i aksesueshëm, për njerëzit me aftësi të kufizuar, trotuar apo semaforë për njerëzit që nuk shikojnë”, - u shpreh kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës.
Gjithë punonjësit e MMS dhe drejtorët e kësaj ministrie kanë falënderuar Veliajn për punën dhe mbështetjen që u ka dhënë gjatë 1 viti e 8 muaj.
Vendimi
Në vendimin e fundit si ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj ka firmosur çeljen e këstit të 5-t për ish-të përndjekurit politik. “Për ish-të përndjekurit më vjen mirë që çelëm edhe këstin e 5. Pavarësisht se shumë mundohen të zaptojnë çështjen e ish-të përndjekurve. Kemi dhënë 5 këste për ta dhe kemi hapur dosjet”, - u shpreh Veliaj.
Fjala e Veliajt gjatë aktivitetit
"Do doja ta mbyllnim në një moment për ta falënderuar këto 18 muaj. Kemi punuar shumë, por s’besoj se ndonjë tjetër ka pasur ndonjë punë më të bukur. Falenderoj drejtuesit e agjencive. Ka qenë ekipi më i bukur që kam punuar.
Para se të bëj një ndarje, dua t’i falënderoj dhe t’u bëj një premtim. Një rekord i vënë në formula 1 është ndërrimi i gomave dhe sistemi në 1.8 sek. Ne na janë dashur 1,8 vite, besoj se është një rekord për ato që kemi arritur. Ju falënderoj për këtë shpejtësi, por edhe për çdo reformë apo ligj që ka kaluar.
Do të gjeni një Bashki që do të bashkëpojë në cdo moment për të rinjtë për të liruar një hapësirë publike për ta.
Për ish-të përndjekurit më vjen mirë që sot çelëm edhe këstin e 5. Pavarësisht se shumë mundohen të zaptojnë çështjen e ish-të përndjekurve. Kemi dhënë 5 këste për ta dhe kemi hapur dosjet.
Një bashki e përgjegjshme nuk i mban peng banesat sociale. Një Bashki apo minibashki nuk kalon 1 vit pa u mbledhur për të vendosur për ndihmat sociale.
Shqipëria është vendi i mundësive për të gjithë. Tirana do të jetë një qytet i aksesueshëm, për njerëzit me aftësi të kufizuar, trotuar apo semaforë për njerëzit që nuk shikojnë.
Sot dikush me arsim profesional i ka shanset më të madha se ai me gjimnaz ddhe thuajse të barabarta me atë që ka përfunduar shkollën e lartë. Nuk kishte thuajse fare vend punë për juristë, ndërsa kompanitë kërkojnë zanatçijnë. Bashkia e Tiranë do të paguajë për konviktet, energjinë për shkollat profesionale.
Gjithë gjenerata e prindërve tanë që thonin që jem gjithçka për këtë vend dhe të japin një pension të ulët. Kemi rritur pensionet, kemi ulur vitet e punës për minatorët. Mijëra gjyshër marrin pension social.
Ia dolëm, që të pastronim nga lista e ndihmës ekonomike abuzuesit. Panairi i punës së Tiranës do të jetë shumë kurajoz.
Inspektorati i Punës, polici ynë institucional që të sigurohet që askush të mos punojë pa figuracione. Tirana do të jetë lider për inspektimin e punës.
Pushteti vendor duhet t’u vijë në ndihmë fëmijëve të rrugës. Në Bashkinë e Tiranës nuk do të ketë më një zyrë që vetëm merr paratë dhe që s’do t’ia dijë për lypësit dhe njerëzit e pastrehë.
Kurrë më nuk do të kemi një Bashki që mbi besimin e zotit, të bëjë Pazar dhe të ofrojë në shkëmbim të një Xhamie apo një objekti kulti, qendra tregtare.
Mezi pres që nis një punë të re. Nga sot nuk do të jem më Ministër, i kam dërguar Kryeministrit Dorëhqejen time.
E panevojshme që njerëzit të presin në radhë, kur mund të marrin një shërbim Online. Njerëzit meritojnë që të kenë dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve në bashkinë e Tiranës.
Bashkie e Tiranës që e kishte kufizuar veten në dhënie lejesh në zona të ndaluara. Banesa sociale nuk do të thotë që të lëmë romët poshtë tyre të pastrehë.
Reforma territoriale e ka arritur suksesin e parë. në të gjithë fshatrat e Tiranës që kam qenë, njerëzit e këtyre zonave, tashmë ndihen të barabartë.- tha Veliaj.
Peleshi: MMSR nën drejtimin e Veliajt energjike dhe e guximshme
Disa nga ministrat më të rëndësishëm kanë dhënë përshtypjet e tyre në lidhje me punën e bërë nga Veliaj në këto 2 vite që ka drejtuar Ministrinë e Mirëqënies. Gjithashtu vlerësimet e tij në kjëtë aktivitet i ka dhënë edhe zv/kryeministri Niko Peleshi.
Niko Peleshi: Pasi dëgjova drejtuesit e agjencive të ministrit. Ju kenë vrapuar për 18 muaj për të arritur në ato suksese të cilat i dëgjuam shumë shkurt. Çdo qeveri ia jepte këtë ministri një aleati modest. Ju e transformuat në një ministri që ka ndryshuar jetën e shumë qytetarëve. Punuat me dashuri për njerëzit. Ju keni punuar dhe vrapuat për 18 muaj me pasion për punën. Në këtë vrap veç energjisë transformuese ju jeni dalluar edhe për guximin. Sot u votuar një ligj tjetër që sjell drejtësinë Sociale. Tirana kërkon energji transformuese. Unë edhe Gjermeni do të jemi sërish kolegë për Rilindjen Urbane. Pas 21 qershorit Tirana do të jetë lokomotiva e Shqipërisë.
Bledi Cuci: Ku flet në fund s’ke çfarë komplimenti të besh. Keqardhje se do të shtohet edhe një i papunë deri në datë 21 qershor.
Eglantina Gjermeni: Ju falënderoj që na bëtë pjesë të këtij emocioni. Shikojmë të realizuara ato të shkruara në program, Mirënjohës për punën e bërë dhe standardin e ngritur. Bashkia e Tiranës do të ketë krenarinë e vet, dëshirojmë të gjithë që standardet e ngritur të shkojnë më tej. Ju falenderoj për punën e bërë, them që do të jetë vetëm fillimi.
Klajda Gjosha: Të falënderoj që e ktheve ministrinë pjesë të qytetarëve në nevojë.
Profili i Erion Veliajt
I lindur në Tiranë më 19 Dhjetor 1979, Erjon Veliaj përfundon studimet Bachelor në Shkenca Politike në “Grand Valley State University” në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më pas ai përfundoi studimet Master në Mbretërinë e Bashkuar, me fokus tek Integrimi Europian. Shfaqja e parë e Erion Veliajt në skenën publike dhe politike në Shqipëri ishte në vitin 2003 kur ai themeloi lëvizjen “MJAFT”, një organizatë që do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët për organizimin e protestave të veçanta dhe kreative kundër qeverisë Nano në atë kohë, duke ngritur disa kauza sociale dhe duke tërhequr vëmendjen e rinisë dhe shtresave të tjera të shoqërisë.
Në vitin 2008 vendos që t’i kushtohet politikës. Erion Veliaj dhe lëvizja “Mjaft” krijojnë partinë “G99”, e cila në zgjedhjet parlamentare të 2009, mori rreth 13 mijë vota në të gjithë vendin. Në vitin 2011, Erion Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste së Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin, duke u kthyer në një nga figurat publike të socialistëve në shumë prej debateve para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 2013. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i qarkut Gjirokastër, mandat të cilin do ta linte pasi u zgjodh Ministër i Rinisë dhe Mirëqënies Sociale, post të cilin e mban aktualisht. Në këtë detyrë mori disa nisma të rëndësishme, siç është ajo e hapjes se dosjeve dhe reforma e pensioneve.
(Letra e doreheqjes se Veliajt)
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)