Veliaj takim me homologët gjermanë: Marrim përvojë për projekte si ushqimi falas në shkollat 9-vjeçare apo ndërtimin e qendrës për autizmin

Veliaj takim me homologët gjermanë: Marrim përvojë për projekte si ushqimi falas në shkollat 9-vjeçare apo ndërtimin e qendrës për autizmin

Erion Veliaj me homologët gjermanë

Eksperiencën për të sjellë në jetë projektin e ushqimit falas në shkollat 9-vjeçare, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se e ka marrë nga Gjermania, konkretizuar gjatë takimit me disa kryebashkiakë gjatë Samitit “Pakti i Qyteteve të Lira” mbajtur në kryeqytetin shqiptar.

Ai u dhuroi homologëve "Kullën e Tiranës", si një simbol për të kujtuar se gjithmonë është koha për të punuar bashkë, për të luftuar bashkë edhe për të çuar përpara qytetet.

"Jam shumë i lumtur që u bëtë pjesë e Paktit të Qyteteve të Lira, kaluam një javë të jashtëzakonshme për qytetin. Jam shumë i entuziazmuar që në disa projekte, siç mund të jetë ushqimi nëpër shkolla ose qendra e autizmit, ne mund të mësojmë nga qytetet tuaja. Mezi pres që ato që diskutuam këtë javë në Tiranë t’i kthejmë në projekte të realizueshme. Ne duam që ushqimin nëpër shkolla ta fillojmë që këtë vit për shkollat tona fillore dhe duam gjithashtu që qendrën e autizmit, fillimisht të konceptojmë ndërtesën, pastaj të shikojmë modelet ideale nga Gjermania, që sot është vendi me standardin më të lartë në trajtimin e çështjeve të shëndetit mendor", tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Ulm-it, Martin Ansbacher shprehu mirënjohjen e tij për pritjen në Tiranë, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes qyteteve në fusha të ndryshme.

"Pakti i Qyteteve të Lira është një pakt shumë i rëndësishëm vlerash, që ne të gjithë ndajmë. Qytetet e lira evropiane demokratike janë dritat dhe heronjtë e kësaj kohe të vështirë. Jemi mirënjohës që jemi këtu, folëm për ftesën në Festivalin e Danubit, do të ishim të nderuar nëse do të na vizitonit, për të folur mbi bashkimin e rajonit të Danubit, për të bashkuar njerëzit. Ky është fokusi ku synojmë të përqëndrohemi dhe të flasim mbi tema të tilla si shëndeti mendor, çështjen e autizmit dhe çfarë mund të bëjmë së bashku, për t'i bërë qytetet me një qasje më pranë të rinjve dhe për të ndërtuar qytete sipas këndvështrimit të fëmijëve", nënvizoi ai.

Nga ana tjetër, kryetarja e Bashkisë së Neu-Ulm, Katrin Albsteiger tha se gjëja më me rëndësi është që bashkëpunimi mes qyteteve të vijë vetëm duke u forcuar.

"Erdhëm këtu si miq dhe shkojmë në shtëpi si miq! Kjo është një gjë e mirë, bashkëpunimi do të vijë duke u forcuar nga kjo vizitë këtu. Jam shumë e sigurt, që të gjitha qytetet që u mblodhën këtu po përballen me sfida të ndryshme, me të njëjtat kërcënime dhe mund të ketë vetëm një përgjigje për këto: Të punojmë së bashku, të mësojmë nga njëri-tjetri ", tha Albsteiger.

Kryebashkiakë të metropoleve më të rëndësishme evropiane dhe jo vetëm u mblodhën të mërkurën në Tiranë me synimin për të forcuar bashkëpunimin mes qyteteve e për të siguruar fonde direkte nga BE-ja për zhvillimin urban.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: 'Dita e Verës', kjo festë shqiptare!

Alban Daci: 'Dita e Verës', kjo festë shqiptare!