Veliaj takim me të rinjtë në njësinë 2: E trishtë që pika e parë e platformës së kandidatëve opozitarë është racizmi për të ardhurit në Tiranë

Në vijim të turit në çdo njësi, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me të rinjtë e Njësisë 2, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre dhe informuar për investimet që po ndodhin në këtë zonë. Veliaj tha se vitet e fundit Tirana po bëhet një qytet kozmopolitan, jo vetëm me qytetarë nga e gjithë Shqipëria, por edhe me shumë kombësi të ndryshme, ndaj nuk kanë vend deklaratat raciste të eksponentëve të partive opozitare.

“Tirana është një mozaik me qytetarë nga të gjitha cepat e Shqipërisë, prandaj një ndër gjërat që më ka trishtuar këto ditë, teksa shumë parti po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme, është se pika e parë e platformës së këtyre 3-4 kandidatëve të parë - që meqë ra fjala, u uroj të gjithëve sukses, dalshin faqebardhë, nderofshin veten dhe familjet e  tyre, ndoshta edhe partitë e tyre - është: ‘Në dallim nga ky, që është kryetar bashkie sot, unë nuk jam i ardhur në Tiranë’. Po çfarë do të thotë kjo në vitin 2022? Shoqëria jonë po bëhet gjithmonë e më shumë mendjehapur, ndërkohë ka një pjesë që tregon racizëm të tipit: ‘Kush je ti, kush jam unë?’ ‘Nga ke ardhur ti?’ Njësoj si muhabetet e lagjeve”, tha Veliaj.

Thirrja e kryebashkiakut për të rinjtë e Njësisë 2 është të jenë më solidarë, pasi kjo ka më shumë rëndësi tani, kur e gjithë bota është prekur nga situata me çmimet e luftës. Veliaj tha se është krenar për djemtë dhe vajzat që ndihmojnë personat në nevojë dhe bëhen bashkë në periudha të vështira.

“Kam një thirrje për ju: Kemi shumë nevojë për solidaritet si shoqëri. Ka njerëz rreth nesh, të cilët kanë nevoja që mund t’i përmbushim, ndaj jam shumë i lumtur që, shumë nga çunat e gocat e rinj të Këshillit Bashkiak kanë qenë edhe dëshmitarë të solidaritetit. Kjo është një kohë e vështirë, që për shkak të luftës në Ukrainë dhe inflacionit të çmimeve, mamatë, gjyshet tuaja, amvisat, i blejnë produktet me çmim më të lartë. Këtu pyetja është: Jemi ‘secili për vete, Zoti për të gjithë’, apo po rritet një racë tjetër çunash e gocash shqiptarë që thonë: Patjetër, dua të eci përpara me sukses, por do ndihmoj edhe shoqen time apo shokun tim që ka nevojë. Ose në pallatin im është edhe një gjyshe e vetmuar, që i ka fëmijët në emigracion, të cilën mund ta ndihmoj me pazarin ose me ilaçet”, tha Veliaj.

Gjatë takimit me të rinjtë e Njësisë 2, kryebashkiaku Veliaj komentoi edhe ata që flasin për ndërtimet, kur tha se Tirana rritet çdo ditë dhe mirëpret të gjithë ata qe duan të ndërtojnë jetën e tyre këtu. Veliaj tha se logjika e tyre është që, vetë të jetojnë në Tiranë dhe të kenë vila e apartamente, por të tjerët që vijnë dhe i bashkohen kryeqytetit, nuk duhet ta kenë këtë të drejtë.

Pjesë nga përgjigja e Veliajt për të rinjtë: “Shumë prej këtyre analistëve, që thonë na mbyti betoni e ç’na duhen gjithë këto apartamente, asnjë deri tani s’ka dalë vullnetar të shkojë të jetojë në një shtëpi me qerpiç. Pra, i duan t’i shohin që të argëtohen vetë, por asnjë deri tani nuk ka thënë: ‘E di çfarë, merre ti këtë shtëpinë time tek kodrat e Lundrës, ku jetoj si bos i madh, se unë do vij të jetoj tek shtëpia jote me qerpiç, këtu tek Njësia 2’. Vetë jetojnë në kulla, por të tjerët nuk duhet të jetojnë aty; vetë kanë shtëpi në Lalz, por të tjerët nuk duhet të kenë; vetë i kanë marrë më të mirat kapitalizmit, por jo për të tjerët! Praktikisht këta po thonë: Kulla ime është më e mirë se kulla e atij tjetrit. Pra, kjo qenka karshillëk kullash, jo një logjikë, se qartazi ju sot, pjesa më e madhe, se ndoshta disa jeni shkëputur ose jeni në konvikt, por pjesa më e madhe prej jush jetoni me prindërit. Ky qytet është i destinuar të rritet, jo vetëm prej rritjes natyrale, por prej gjithë çunave e gocave që, siç iu dha shansi Saliut të vinte student ne Tirane, të bëhej doktor, të bëhej president, të bëhej kryeministër, të na përçante, të bënte kërdinë, apo Ilir Metës te vinte nga Skrapari - pyetja është: Këtyre që iu eshte dhene njr shans, pse duan t’i mbyllin shanset për të tjerët dhe pse duan të fusin këtë grindje?”

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria drejt BE-së në 2030, Gledis Gjipali në 'Studio Live': Moment pozitiv! Do të ketë intensifikim të reformave

Shqipëria drejt BE-së në 2030, Gledis Gjipali në 'Studio Live': Moment pozitiv! Do të ketë intensifikim të reformave