Veliaj takon ish-ambasadoren Yuri Kim: Me miken e vjetër, avokaten e palodhur të Shqipërisë

Veliaj takon ish-ambasadoren Yuri Kim: Me miken e vjetër, avokaten e palodhur të Shqipërisë

Erion Veliaj dhe Yuri Kim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar në Washington DC edhe me ish-ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj shkruan: “I lumtur që u takova me miken e vjetër, ish ambasadoren e SHBA-së dhe avokaten e palodhur të Shqipërisë, Yuri Kim, në Washington DC. Ajo ka të drejtë kur thotë: ‘Ti mund të largohesh nga Shqipëria, por Shqipëria nuk largohet kurrë nga ty’. Mezi pres të shtojmë bashkëpunimin mes qyteteve përtej Atlantikut, teksa Tirana përgatitet të presë B40 në 2024”.

Yuri Kim mbylli mandatin e saj në Tiranë, për t’u kthyer në Washington, aty ku Presidenti Biden i ka caktuar një detyrë më të lartë, përgjegjësen për Çështjen evropiane, si Zëvendësndihmës Sekretare e Shtetit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano