Veliaj takon "Presidentin e tij": Ide
për Tiranën...e kujtime ushtarakësh

Veliaj takon "Presidentin e tij": Ide<br />për Tiranën...e kujtime ushtarakësh
TIRANE - Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, njëkohësisht kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj ditën e djeshme ka zhvilluar një takim me ish-Presidentin e Republikës, Alfred Moisiu dhe deputetin socialist Pandeli Majko. Veliaj ka diskutuar me ta idetë sesi mund të ndryshojë kryeqyteti për gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm. Këtë fakt e ka bërë të ditur vet Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter. Duke e cilësuar Moisiun si ” Presidenti im”, Veliaj shkruan më tej në postim:

“Me Alfred Moisiun dhe Pandin, kujtime për familjet tona ushtarake, ide për qytetin e punën që na pret”.

veliaj majko moisiu

Mësohet se të tre bashkëbiseduesit kanë vlerësuar nevojën për një ritëm të ri të punëve qytetit, për ta bërë atë të denjë për qytetarët e një vendi që aspiron të bëhet pjesë e BE-së.
 
veliaj majko moisiu

Siç edhe bën të ditur Veliaj të tre protagonistët e këtij takimi kanë dhe një emërues të përbashkët pasi vijnë nga familje ushtarakësh.

Presidenti Moisiu ka qenë vet ushtarak i lartë, Pandeli Majko është birë i një ushtaraku, ashtu si edhe vet Veliaj. Ndaj një vend të veçantë në bisedën mes tyre ka zënë edhe kjo çështje.
 
Vetëm një javë më parë Veliaj dhe Majko patën një tjetër takim miqësor mes tyre, ku Majko si një prej përfaqësuesve më me zë të PS-së i ofroi i pari mbështetje për garën për Tiranën.

veliaj majko moisiu

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar