Ministri Veliaj ne Konferencën Rajonale të Inspektoriateve të Punës
Tiranë, 20 Qershor /ATSH-Z.Tosku/ - Ministri i MMSR, Erion Veliaj, ka qënë i pranishëm ditën e premtë në takimin Rajonal të Inspektoriatit të Punës nga vendet e Europës Jug-Lindore. Në takim ishtë i pranishëm dhe Kreu i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli.
Gjatë fjalës së tij, Veliaj u shpreh se "nga njëra anë, përballemi me nevojën për të parandaluar aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale dhe pasojat e tyre negative. Nga ana tjetër, për të krijuar kushte të denja punësimi, marrëdhënie të drejta të punës, të cilat mund të kontribuojnë në motivimin, interesin e të punësuarve, rritjen e produktivitetit, efektivitetit dhe cilësisë së punës dhe më në fund, të konkurrencës së ndërmarrjeve". Ai shtoi se siguria dhe shëndeti në punë është një kërkesë e panegociueshme e dinjitetit njerëzor dhe vlerës së jetës. Duke u ndalur në problematikat në punë, Veliaj vuri theksin se ajo që mbetet për të ndryshuar është sjellja e të punësuarve dhe të punëdhënësve dhe natyrisht, për të ndryshuar opinionin publik mbi sigurinë dhe shëndetin në punë. /a.ke/
/Shqiptarja.com