Veliaj: Tirana nuk ka nevojë për programe mashtrimi si ai që kishim në mandatin 2011-2015 (VIDEO)

Bashkia e Tiranës ka investuar tek trotuaret e reja, kanalizimet, ndriçimi dhe sinjalistika tek blloku i pallateve, që njihen si “ish-Nyja e Betonit” në Njësinë 7. Veliaj ka deklaruar se falë investimeve në këtë zonë, janë shitur edhe hyrjet në pallate që nuk bliheshin më përpara.

Më kujton një projekt të ngjashëm, Bulevardin “Taulantia” në Njësinë 2. Është një zonë, e cila po transformohet, ku kemi kuptuar se improvizimet e viteve ‘90 nuk shkojnë më. Sot jemi në një situatë ku kemi trotuare më të gjerë, por edhe rrugë të bollshme me vende parkimi, e qarkullim në të dyja anët”, tha Veliaj. Ai shtoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur, që tregon se bashkia fokusohet te puna, teksa përfaqësuesit e opozitës shqetësohen për listat e deputetëve.

Kur disa po shqetësohen për listat e deputetëve, ne shqetësohemi për listën e punëve. Lista e punëve është më e rëndësishme se lista dhe renditja e deputetëve. Kush ka sy e sheh se kush është për punë e kush për llogje. Kush është këtu, si në ditë me diell, si në ditë me shi, e kush është në plazh, si në diell e si në shi, dhe hallin më të madh e ka ku do jem në listë dhe jo ku është lista e punëve që do të bëjmë për qytetin. Në fund, qytetarët vlerësojnë listën e punëve, siç do mbahet mend që ata që merren sot me listat e deputetëve, nuk bënë asnjë punë kur drejtonin Tiranën”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku sqaroi edhe çështjen e punimeve në Unazë, duke siguruar familjet që preken nga projekti, se do të marrin ose kompensim ose një strehë. “Platforma jonë në këto 215 ditë është puna, puna, puna! Sepse këtë vlerësojnë njerëzit. Për banorët e Njësisë 7 dua të sqaroj edhe projektin e Lanës: tashmë kemi negociuar dhe e kemi marrë kredinë, do të fillojmë punimet. Kush ka letra, do të marrë kompensimin sipas të gjitha rregullave të shtetit dhe vlerës së tregut. Kush ka nevojë për strehim, do të ndërtojmë në buzë të projektit të ri, por jo në buzë të Lanës, por të rrugës së projektit të ri, pallate dhe banesa për të akomoduar të gjithë ata banorë që do ikin nga një favela në buzë të Lanës, që në ditët me shi si kjo e sotmja përmbytet. Projekti jo vetëm që nuk është hall, por është zgjidhje. Unaza do të zgjatet, siç po zgjatet në Shkozë. Asnjë familje nuk do të ngelet jashtë: ose do kompensohet, nëse zgjedhim kompensimin, ose do marrin apartamente”, tha Veliaj.

Ai siguroi se bashkia do të vijojë të paguajë familjet e prekura nga tërmeti, deri në ditën që do të marrin çelësin e banesës së re në dorë. “Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se do të vazhdojmë të paguajmë paratë e qirave për tërmetin, deri në ditën që do marrin çelësin e shtëpisë në dorë. E kuptoj që një pjesë e vogël janë spekulantë dhe bashkëpunojnë me spekulantët e partive të listave dhe të gjumit, për të thënë “kap ça të kapësh”, se mos kapin ndonjë lek tjetër. Por, teksa PD rrëmon këto raste të gënjeshtërta dhe i përdor mish për top, kam një pyetje: Po për njerëzit e ndershëm do flasim ndonjëherë? Nëse alternativa që kanë është gjumi, pushimet e stërzgjatura, Holanda, 4 vilat që mori gjatë kohës së tërmetit, pasuria që shtuan gjatë kohës së pandemisë, ku të gjithë njerëzit u tkurrën, dhe spekulimi me mashtrues të vegjël, atëherë më mirë t’i thonë lamtumirë edhe Tiranës, edhe listave, se s’kanë asnjë shans. Tirana nuk pranon programe mashtrimi si ai që kishim në mandatin 2011-2015”, nënvizoi Veliaj.

Mandej, kreu i Bashkisë sqaroi edhe konceptin e ri të lëvizjes për makinat dhe biçikletat në “Rrugën e Durrësit. “Rruga nuk do të ketë dy korsi biçikletash, por vetëm një. Arsyeja pse e kemi zënë edhe një korsi tjetër është sepse ndërmarrja që po shtron pllakat bën ngarkim-shkarkim në një rrugë ku njerëzit ecin me shpejtësi. Në fund do jenë tre korsi për mjetet e motorizuara dhe vetëm një korsi për biçikletat. Për ata që hynin në Tiranë hynin vetëm me dy korsi, tani do hyjnë me tre”, sqaroi Veliaj.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës po negocion me pronarët e tokës pranë rr. “Ndre Mjeda” edhe për ndërtimin e një këndi të ri lojërash.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 23/09/2020 16:24

    PASTRO RRUGET mor maskara, mor veliaj se i ke rruget per faqe te zeze,,,,asnje makine nuk sheh ne tirane per te pastruar rruget as diten as naten,,,vetem makinat qe mbledhin plehrat jane neper rruge....,,,,////

    Përgjigju
  • Akrepi: 23/09/2020 14:16

    Per te gjitha ato para qe jan hedhur ne sheshet , rruget dhe ndertimet ne Tirane ; a jane te Erionit dhe te partise socialiste , apo jane parat e popullit --te pa paguara ne rroga dhe pensione , si dhe kredi nga jasht -qe perseri do ti paguaj populli !?. Ju shqetesoheni per listat e puneve , kaq shume , sa gjith punetoret u larguan jasht vendit , nga papunesia !. C'far thoni more te meruar , c'jane keto propaganda bajate e te dale boje . Se c'far ben opozita , ne s'na intereson , sot per sot, celesat e kashtes ka ; por juve qe keni qeverisien , premtuat shume dhe realizuat pak , fare pak . Do te benit te mundur , treqind mije vende pune , shendetesi falas , ngtitie pensioneve dhe rrogave te uleta , ne 26000 lek mesatarisht e te tjera brrockulla ; Te gjitha keto zoterinj te nderuar ishin dhe mbeten fiasko . Pervec borxhit publik , borxhin e jashtem , nga 63 % qe e gjetet , e ngritet ne 83% te te ardhurave vjetore :Kush do ti paguaj leket , ju qe i levroni si, dhe ku doni , apo populli . Ju qe na premtuat , thjesht na mashtruat . Nuk mund te vazhdoni ti shisni popullit gorrica , ndaloni marrezit tuaj .

    Përgjigju
  • Lali populisti: 23/09/2020 13:44

    Po Nyja e Betonit është akoma aty..,o Lali Demagogu...??!!

    Përgjigju
    • Toni PD-LESh-isti: 23/09/2020 15:34

      Jo,e ka marrë Zen Berisha për të mbyllur gropën e Gërdecit o viç..:

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale