Veliaj: Truproja i Berishës në 21
Janar inspektor mishi në Bashki

Veliaj: Truproja i Berishës në 21<br />Janar inspektor mishi në Bashki
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj akuzoi paraardhesin e tij Lulzim Basha se ka bërë emërime politike në institucionet që janë në varësi të Bashkisë, duke punësuar persona të lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha. Mes tyre, tha Veliaj, është ish-truproja i Berishës në 21 Janar, ish-deputeti i PD Ndue Paluca, drejtoresha e shërbimit diplomatik të ish-kryeministrit dhe ish-kryekomunari i PD-së në Berat. Kryebashkiaku Veliaj tha se nuk mund të punonte me të emëruar politik, ndaj me këtë argument ju përgjigj akuzave të këshilltarëve të djathtë në Bashki për shkarkimin e 60 punonjësve nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit.

...
Këshilltarët e djathtë në Bashkinë e Tiranës e shfrytëzuan mbledhjen e kësaj pasditeje për të denoncuar sipas tyre shkarkimet e padrejta nga puna të 60 personave nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, e cila është në varësi të bashkisë së kryeqytetit. Por kryebashkiaku Erion Veliaj e pati mjaft të thjeshtë të përgjigjej: Nuk mund të punoja me ta!
 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se të punësuarit në këtë agjenci ishin emërime politike të ish-kryeministrit Berisha përmes ish-kryebashkiakut Lulzim Basha.
 
Veliaj ilustroi edhe me foto Arjan Adhamin, për të cilin u shpreh se ka qenë truprojë e Berishës gjatë protestës së 21 Janarit të 2011-ës, ndërsa me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë, ishte emëruar inspektor mishi.
 
erion veliaj
arjan amadhi

“Arian Adhami është ish-­bodyguard i Saliut në 21 janar. Çfarë inspektor mishi është ky, s’e kuptoj?! Ky është inspektor i mishit të derrit për Bashkinë e Tiranës? Tani, o ka inspektuar mishin e derrit kur ka qenë truproja i dikujt në kryeministri, ose është bërë inspektor i mishit të derrit tani, por me titullin inspektor mishi i rrethuar me kallash, ndërkohë që Tirana qelbej erë dhe asnjë mish nuk inspektohet. Mos u bëni qesharakë!”, - deklaroi Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Në listën e personave të shkarkuar, Veliaj radhiti edhe ish-deputetin e Partisë Demokratike Ndue Paluca i cili ishte emëruar nga Basha përgjegjes veteriner në Agjencine e Mbrojtjes se Konsumatorit. Madje edhe nje inspektor policie ishte emeruar veteriner ne te njejten agjenci.

“Mos u bëni qesharakë dhe mos merrni në mbrojtje idiotësi monumentale si kjo që vazhdoni të bëni. Ky njeri s’ka lidhje të inspektojë mishin e kalamajve në Tiranë, s’është fare veteriner, s’është fare agronom, nuk ka lidhje fare me inspektimin. Ju më thoni që kjo është shkelje e të drejtave të njeriut?! E dini kush është shkelje e të drejtave të njeriut? Kjo ditë, kjo është shkelje e të drejtave të njeriut, rrethuar me kallash dhe vrit njerëz me plumba në mish”, tha Veliaj. 

Po ashtu, - tha qytetari i parë i Tiranës, Elena Biba, drejtoreshë e Shërbimit Diplomatik të ish-kryeministrit Berisha ishte emëruar inspektore e mishit të derrit.

Mes 60 emërimeve që Veliaj i cilëson politike, është edhe ai i ish-kryekomunarit të Partisë Demokratike në Berat Ndriçim Hasanaj, gjithashtu i caktuar nga ish-kryebashku Basha në detyrën e veterinerit në bashki.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara