Veliaj vizitë në Tokio, do përfaqësoj presidencën e B-40, si dhe takime me kryetaren e bashkisë dhe një grup deputetësh

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nis sot një vizitë të shkurtër në Tokio të Japonisë, ku do të përfaqësojë edhe rrjetin e qyteteve anëtare të B40-ës, Presidencën e së cilës këtë vit e mban Tirana.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj njofton se do të takojë kryetaren e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike, ndërkohë që do të promovojë edhe Zonën e Lirë Ekonomike “TEDA Tirana”, për kompanitë japoneze në fushën e teknologjisë.

“Përshëndetje të gjithëve nga Tokio! Jam këtu për një vizitë të shkurtër, ku do të përfaqësojmë B-40, Presidencën e të cilës e ka Tirana, por ndërkohë duam të reklamojmë edhe Zonën e Lirë Ekonomike – Sumitomo dhe disa kompani të tjera janë tashmë pjesë e qarkut të Tiranës dhe po bëjnë një punë të shkëlqyer, por kemi gjithmonë hapësirë për të mësuar më shumë nga ata që, teknologjinë e informacionit dhe botën digjitale e kanë prekur përpara nesh. Do të kemi takime edhe me kryetarin e Bashkisë, Yuriko Koike, një mikeshë e Shqipërisë, bashkë me një grup deputetësh, të cilët drejtojnë skuadrën e miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë në Parlamentin japonez. Me shpresë do të kemi edhe një takim me komunitetin tonë modest, por shumë simpatik, të familjeve shqiptare-japoneze këtu. Do ju azhornoj shumë shpejt”, thotë Veliaj.

 

G.K/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas reagimit të Veliajt, rrjeti zien me komente negative kundër Sali Berishës: Plak i ndyrë, dogje Shqipërinë 30 vjet 

Pas reagimit të Veliajt, rrjeti zien me komente negative kundër Sali Berishës: Plak i ndyrë, dogje Shqipërinë 30 vjet