Veliaj vlerëson nismën e qeverisë për libra falas: "Tregon rëndësinë që i kushtohet arsimit"

Veliaj vlerëson nismën e qeverisë për libra falas:

Foto gjatë takimit

"Një nismë fantastike", kështu e cilësoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vendimin e qeverisë për dhurimin e librave falas për të gjithë nxënësit, deri në klasën e katërt. Gjatë një takimi me drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të Tiranës, ku u diskutua mbi përgatitjet e vitit të ri shkollor, ai theksoi se nisma për libra falas i vjen në ndihmë në radhë të parë atyre që nuk kanë pasur mundësi që 'ti blejnë ato, por edhe tregon rëndësinë që qeveria shqiptare i jep arsimit.

E di që shumica, tashmë është disbursuar pranë familjeve. Do të doja që ta vazhdonim deri në fund, në mënyrë që edhe ata që mund të kenë qenë me pushime dhe nuk i kemi mbërritur dot, të kemi mundësi ta ezaurojmë si proces, i cili është fantastik, për ju, për mua, dhe për gjithë ne që merremi përditë me menaxhim publik. Paratë nuk rriten në pemë, as nuk mblidhen në rrugë, janë nga taksat. Pra qeveria, kryeministri, ministrja e Arsimit, vendosën që t’i heqin nga diku tjetër për të bërë diçka që besoj se të gjithë biem dakord, se është shumë e rëndësishme. Pavarësisht kushteve familjare apo vështirësive, kjo është dhuratë e shtetit shqiptar dhe e qeverisë. 

                                            Erion Veliaj

Ai i bëri thirrje drejtorëve dhe stafeve mësimore që së bashku me administratorët dhe ndërlidhësit të sigurohen nxënësit deri në klasë të katërt të marrin librat dhe bazën e materialeve mësimore, para së hënës kur edhe nis viti i i ri shkollor.

Do të doja që në mënyrë kapilare, me mësuesit, administratorët, ndërlidhësit, administratorët e pallateve, të sigurohemi që librat të mbërrijne në destinacion, apo që prindërit i kanë tërhequr ato. Si bashki do të bashkohemi nismes sidomos për zonat e periferisë dhe zonat e largëta, që të sigurohemi që çdo familje që ka fëmijët në fillore, t’i marrë librat. E thënë troç, kur vetë kryeministri i vendit po lë një orë pune pa bërë, dhe po shkon në një familje t’i çojë librat edhe vetë personalisht, nuk është se s’ka kë dërgon, por është për të dhënë mesazhin se arsimi është shumë i rëndësishem per ne. Bileta jonë për të shpëtuar nga varfëria dhe nga vështirësitë është arsimimi.

                          Erion Veliaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë