Ndonëse është një nga zërat më kritikë ndaj tij, Erion Veliaj ka përshëndetur vendimin e marrë prej deputetes demokrate Rudina Hajdari për të mos djegur mandatin e marrë nga qytetarët në kryeqytet dhe përfaqësimin e tyre në parlament.
Teksa ka shpërndarë në rrjetet sociale intervistën e saj tek “Zëri Amerikës”, Veliaj ka thënë se qëndrimi i saj është një leksion qytetarie përtej bindjeve.
“Rudina Hajdari ka qenë një nga zërat qytetarë më kritikë të Bashkisë Tiranë , por kjo s'më pengon t'i "heq kapelen" e t'ju kërkoj të gjithëve ta lexoni të plotë këtë leksion qytetarie përtej bindjeve”, shkruan Veliaj.