Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen pranverën e ardhshme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vendosur të rifreskojë të gjitha drejtoritë dhe ndërmarrjet kryesore bashkiake.

Vendimi është marrë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ndryshuar drejtorët e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Policisë Bashkiake, të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, të Tirana Parking, të Kopshtit Zoologjik, Qytetit Studenti, si dhe disa prej qendrave sociale dhe muzeumet, njofton zyra e shtypit

Por, kush janë emrat e rinj që janë emëruar në detyrë?

Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë do të drejtohet nga Elda Muçi,  e cila zëvendëson në këtë pozicion Elton Kacidhen, i cili e mbante këtë post prej 4 vitesh.

ndërsa Policia Bashkiake nga Toni Beni, duke zëvendësuar Ermal Kapllanin, i cili e mbante këtë pozicion prej afro 9 vitesh

Në krye të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Piro Sinjari, kurse drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit e ka marrë Blerta Dardha. Tirana Parking do të drejtohet nga Flavio Barçi, ndërsa Kopshti Zoologjik nga Ervis Rrahmani.

Gjithashtu, janë ndryshuar edhe drejtorët e dy qendrave sociale, që nga sot drejtohen nga Aldo Aga dhe Gentjana Lasku. Në drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli” është emëruar Anisa Ymeri, e cila zëvendëson Brisi Trajkon kurse drejtor i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti do të jetë Renato Pashollari, duke zëvendësuar në këtë post Anila Shehun

EMRAT e drejtorëve të rinj
UKT – Elda Muçi
Policia Bashkiake – Toni Beni
DPN2 – Piro Sinjari
Tirana Parking – Flavio Barçi
Kopshti ZoologjikErvis Rrahmani
Shtëpia Studio “Kadare-Agolli” – Anisa Ymeri
RSU1 “Qyteti Studenti” – Renato Pashollari
AMK – Blerta Dardha
Qendra Komunitare Shkozë – Aldo Aga
Qendra Sociale “Strehëza” - Gentjana Lasku