Veliaj: Zgjedhjet më 18 qershor
PD ka frikë se s'ka ç'të ofrojë më

Veliaj: Zgjedhjet më 18 qershor<br />PD ka frikë se s'ka ç'të ofrojë më
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë inagurimit të shkollës “Luigj Gurakuqi” ka deklaruar i bindur se në datën 18 qershor do të ketë zgjedhje.

Veliaj u shpreh se ndryshe nga Partia Demokratike që refuzon të marrë pjesë në zgjedhje, ka shumë gjëra për t’iu ofruar njerëzve dhe se nuk ka frikë prej tyre.

“Jetojmë në një kontekt politik ku themi “e lagu s’e lagu”, “do ketë zgjedhje s’do ketë zgjedhje”. Patjetër që do ketë zgjedhje më 18 qershor. Çadra s’do zgjedhje se s’ka çfarë t’u ofrojë njerëzve. Unë i shohim përditë njerëzit në rrugë dhe më thonë bravo për pazabit, bravo për sheshi, dhe s’ka frikë të përballem dhe me to në zgjedhje. arsyeja e vërtetë nuk ka të bëjë me vjedhjen e zgjedhjeve, por sepse nuk kanë një ofertë. Unë fitova në Tiranë me një diferencë të madhe, e nuk vodha asnjë votë. Puna dhe projektet krijojnë besimin. Ne do të takohemi në 18 qershor, për t’iu treguar çfarë projekti kemi”, u shpreh Veliaj. 

Më tej ai vazhdoi duke ironizuar vendimin e PD për të mos marrë pjesë në 18 qershor me atë c'ka ndodhi tek Pazari i ri ditën e inaugurimit, ku sipas tij PD kërkon shtyrjen se nuk ka një program konkret për t’u ofruar qytetarëve.

“Puna e Pazarit të Ri është si politika. Ja për shembull, ju thatë që Pazari i Ri do hapej në 14 mars, e po atë ditë u hap. Ca tezga u ishin hapur, e as ca dyqane. Por s’ka problem. Nëse nuk mund ta marr domate te ai që kishte zgjedhur mos të hapte tezgën, s’prish punë, se i marr tek tjetri ngjitur. Në 18 qershor secili të vijë te tezga e vet, kush nuk vjen, punë e madhe, ka tezga plot. Por kur s’ke produkte e ofertë, s’ke si del tek tezga”, tha Veliaj.

Datën e zgjedhjeve, Veliaj duke qenë se ishte në praninë e mësuesve, e ka krahasuar me datën e provimit, ku sipas tij ai nuk shtyhet dhe nxënësi që nuk vjen në provim vlerësohet automatikisht me notën 4.  

“Meqë jam me zyshat, është njësoj si data e provimit që nuk shtyhet dhe ai që nuk vjen merr notën 4”, u shpreh Veliaj. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA