Veliera me flamur amerikan pëson defekt në det, shpëtohen tre persona në Sarandë (FOTO)

Tre persona janë shpëtuar nga roja bregdetare në Sarandë pasditen e sotme, pasi veliera me të cilën po lundronin pësoi defekt duke mbetur në det të hapur. Veliera me emrin “Sea Shell” me flamur amerikan me tre veta në bord, vinte nga Dubrovniku për në Sarandë.

Në drejtim të Qefalit pësoi defekt duke mbetur në varësi të erës, ndërsa tre personat që ishin në bord u lidhën me radio me kapitenerinë e portit të Sarandës dukë kërkuar ndihmë.

Kapiteneria njoftoi Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare duke sjellë ndërhyrjen urgjente të dy anijeve të rojës bregdetare të cilat bënë të mundur shpëtimin dhe rimorkimin e tyre deri në portin e  Sarandës. Tre personat janë me shtetësi izraelite, kapiten T. L. dhe ekuipazh M. N. dhe L. N.

Veliera që u shpëtua nga roja bregdetare në Sarandë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër