Velierja me emrin “Neuthar” ishte nisur drejt Brindizit, kur ka lëshuar sinjalin SOS afër Karaburunit dhe në këtë mënyrë kanë lajmëruar Rojen Bregdetare. Anija P-122, e cila u nis për ndihmë nga Pashalimani ka shkuar menjëherë në brigjet e Karaburunit, saktësisht në gjirin e Dukatit dhe e ka sjellë velieren në portin e jahteve në Orikum, duke shpëtuar edhe njerëzit në bord.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)